Caj rozmarine kunder renies se flokut

Rozmarina e 1 mije virtyteve nje mjet efektiv kunder renies se flokeve, por edhe nje qetesues, anti-inflamator, antiseptik qe ndihmon tretjen e ushqimit.Zbuloni se si mund te pergatisni infuzionin me kete bime aromatike, se si mund ta perdorni ate dhe te gjitha perfitimet.
Ky infuzion eshte i vlefshem edhe per djemte dhe per vajzat, si edhe per ata qe kane probleme te trasheguara, gjenetike, apo ndonje çrregullim hormonal te lehte, ne rastin e vajzave. Infuzioni me rozmarine eshte nje zgjidhje e lehte, ekonomike dhe natyrore.
Te gjitha perfitimet e rozmarines
Rozmarina ka veti terapeutike mbreselenese dhe te dobishme. Eshte analgjezike, antioksidante, antiseptike dhe antibakteriale, shume e dobishme per te ftohtit, kollen dhe temperaturen, antidepresant; anti-inflamator, funksionon edhe ne lendimet e muskujve, qetesues, duke vepruar ne dhimbje koke, dhimbjet e dhembit, reumatizmes, antiviral, perdoret ne rastet e diarrese apo gjakderdhje, ekspektorant, dezinfektues, ndihmon tretjen e ushqimit dhe pastrimin e melçise. Rozmarina forcon kujtesen dhe sherben edhe si aromatirues per dhomen.
Rozmarine per floket
Te gjitha keto perfitime sheruese japin rezultate me te mira ne floke. Rozmarina rregullon zbokthin dhe i ben floket me shkelqim dhe me te bukur, duke ndihmuar edhe personat qe kane floke me yndyre.
Rozmarina gjithashtu vonon daljen e thinjave dhe zvogelon humbjen e tepert te flokeve, duke stimuluar rrenjet, duke rritur furnizimin me gjak te lekures. Ne kete menyre ndihmohet rritja e flokeve.
Si pergatitet maska me çaj rozmarine
Çaji me rozmarine mund te aplikohet ne floke, duke e lene ate per 10-15 minuta. Per te pergatitur , hidhni uje ne nje ene dhe vendoseni te valoje. Fikni soben dhe shtoni nje luge çaji gjethe rozmarine per filxhan, mbulojeni me kapak dhe lereni te qendroje per 10-15 minuta.
Filtrojeni çajin dhe pijeni ate te ngrohte apo ta aplikoni ne floke, pasi te jete ftohur. Nese aplikohet ne lekuren e flokeve, ato do te kene ngjyre pak me te erret. Ata qe kane floke te çelur, ose bionde duhet te pergatisin nje çaj me pak te koncentruar
LEXO TE NGJASHME



















