Skleroza mund te kuptohet 10 vjet para, ja cila eshte shenja e pare dalluese

se 1483952703 2678726

Pra, sipas këtij vëzhgimi, humbja e kujtesës nuk është shenja e parë që shfaqet. Sipas drejtuesit të kërkimit, Dr. Mark Albert, humbja e shqisës së nuhatjes mund të vihet re një dekadë përpara se të shfaqen simptomat më të rënda të sëmundjes.

Pacientëve iu kërkua të nuhasnin 10 lloj aromash: mente, karafil, lëkurë, luleshtrydhe, jargavan, ananas, tym, sapun, rrush dhe limon. Pasi nuhatën secilën për dy sekonda, u pyetën nëse u dukej e njohur aroma, duke zgjedhur mes katër mundësive të dhëna.

Duke marrë parasysh rezultatet e pyetësorit, mjekët arritën të identifikonin në shumicën e rasteve pacientët me shenja të hershme të sklerozës. Pas kryerjes edhe të grafive, u vërtetua se ata që shfaqnin mangësi në nuhatje, ishin të prirë ose vuanin nga skleroza.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.