Cili është çaji i duhur sipas kërkesave tuaja dhe koha më e përshtatshme për ta pirë

Tea 12569459

Aleati më i mirë dhe natyral në këtë stinë është pa dyshim çaji, dhurata më e çmuar që mund t’i bëjmë organizmit në këtë periudhë. Ai forcon imunitetin duke bërë që virozat të kalohen sa më lehtë. “Një substancë apo një veprim mund të jetë ushqim, mjekim ose helm për trupin a mendjen: gjithçka varet nga rrethanat”, - thotë dr. Robert Svoboda. Për të zbuluar se cili është çaji i duhur dhe koha më e përshtatshme për ta pirë, me qëllim që të merrni prej tij efektet maksimale për trupin dhe mendjen, ndiqni këto këshilla:
CHAI Indian (Mëngjes)
● 1 e ½ filxhan qumësht ● 1 lugë e vogël çaj të zi ● 1 shkop të vogël kanellë ose ½ lugë e vogël me pluhur kanelle ● 1 cm rrënjë xhenxhefili ● 2 kokrra kardamon ose ½ lugë e vogël pluhur kardamoni ● 2 karafila ose ¼ lugë e vogël me pluhur karafili ● 1 lugë mjaltë
Qumështin së bashku me erëzat e copëtuara, vendosini në një enë dhe lërini të ziejnë për 2 minuta në flakë mesatare. Më pas, hiqini nga zjarri dhe kullojini në filxhan, duke i shtuar mjaltë ose sheqer sipas dëshirës.
Çaj jeshil me limon (Mesditë)
● 1 filxhan ujë të nxehtë ● 1 lugë të vogël çaji jeshil ose 1 bustinë ● 2-3 feta limon ● mjaltë ose sheqer sipas dëshirës
Vendosni në zjarr një enë me 1 filxhan ujë, lëreni të ziejë për 2 minuta, pastaj hiqeni nga zjarri, shtoni çajin dhe limonin. Lëreni për 3-5 minuta dhe më pas hidheni në filxhan. Shtoni mjaltë ose sheqer sipas dëshirës.
Çaj jamballi (Pasdite vonë)
● 1 lugë rrënjë jamballi ● 1 karafil ● ¼ e lëkurës së portokallit ose ¼ lugë lëkurë të tharë portokalli ● ½ lugë kamomil ● 1 kokërr kardamon
Vendosni në zjarr një enë me 500 ml ujë dhe hidhni përbërësit në të. Vendoseni në flakë të lartë, lëreni të ziejë për 2 minuta dhe
më pas hiqeni nga zjarri. Lëreni të ftohet për 5 minuta dhe më pas hidheni në filxhan. Shtoni mjaltë ose sheqer sipas dëshirës.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.