Mungesa dhe problemet e gjumit mund te shkaktojne keto 2 semundje shume te rrezikshme per shendetin

Sipas studimeve te fundit eshte kostatuar se te rriturit e moshes 18-64 vjeç duhet te flene rreth 7-9 ore gjume ne nate, ndersa personat mbi 65 vjeç 7-8 ore gjume ne nate. Format e çrregullta te gjumit ndikojne rende ne shendet dhe mireqenie. Gjumi i varfer eshte i lidhur me dhimbjet e medha, depresionin dhe ankthin. Raportet e publikuara ne Revisten Europiane konstatojne se cilesia e keqe e gjumit rrit rrezikun e semundjeve te zemres ne 48% dhe goditjeve ne tru ne 15%.
Cilesia e keqe e gjumit konsiderohet si faktor edhe me percaktues ne rritjen e rrezikut te semundjeve kardiovaskulare nese shoqerohet me pirjen e duhanit, mungesen e aktivitetit fizik dhe nje diete te varfer. Mungesa kronike e gjumit rrit nivelet e hormoneve te stresit qe kontribuojne per sulm ne zemer, goditje dhe presion te larte te gjakut.
Keshilla per nje gjume sa me te rehatshem:
Shkoni te flini ne te njejten kohe çdo nate, mundesisht rreth ores 22:00.
Fikini dritat, sepse erresira sinjalizon trupin per prodhimin e hormonit melatonine, hormon qe ndikon ne nje gjume sa me te mire.
Mos hani ushqim 2 ore para se te flini.
Pini çaj kamomili 1 ore para se te flini, sepse do t’ju qetesoje
LEXO TE NGJASHME



















