Jeni me diete? Ja produktet e bulmetit qe mund te konsumoni

Ata qe nisin nje diete, perballen me problemin e shmangies se produkteve te bulmetit.
Djathi zakonisht eshte nje nga ushqimet e para qe lihet kur i futesh dietes, por ka disa bulmetera qe mund t’i konsumoni pa problem, edhe pse jeni duke mbajtur diete.
Gjalpe pa kripe - Mund ta konsumoni me nje fete buke te thekur. I mire per shendetin sepse ka kalcium, magnez dhe vitamine A.
Rikota - Alternative shume e mire per te zevendesuar djathin e rende. Rikota eshte e lehte dhe e pasur me proteina.
Gjize pa kripe - Ka pak yndyre dhe pak kalori. Kjo eshte dhe arsyeja pse ata qe ndjekin diete me pak kalori nuk jane te detyruar ta eliminojne teresisht.
Mocarela - Mocarela pelqehet edhe nga ata persona qe djathin nuk e kane te preferuar. Eshte ideale per ata qe shpesh kane pak kohe per te ngrene ose per te pergatitur ushqim dhe kombinohet pothuajse me te gjitha perimet.
LEXO TE NGJASHME



















