Aroma e shampanjes varet nga… flluskat e saj!

Aroma marramendese e shampanjes varet krejtesisht nga cilesia e flluskave te saj. Ky eshte perfundimi i nje studimi nga nje grup fizikantesh te Qendres Kobetare te Kerkimit Shkencor (CNRS) ne France, qe riprodhojne ne detaj gjithe rrugetimin e “perlave” te shijshme nga lindja e tyre, gjate fermentimit te rrushit, deri tek hedhja neper gota.
Ky studim shfaq faktore te ndryshem qe kushtezojne shijen dhe aromen e shampanjave. Ne fakt shija e saj nuk varet vetem nga temperatura ne te cilen serviret apo nga forma e gotes, por edhe nga numeri i flluskave dhe sasia qe ato kane te dioksidit te karbonit dhe materialeve te lehta organike (molekulat pergjegjese per aromen).
Jeta nje flluske gazi eshte riprodhuar ne detaj fale nje modeli te ri fizik. Ajo lind me fermentimin e rrushit, qe krijon dioksid karboni, vazhdon ne shishen e mbyllur, ku molekulat e gazit mbeten ne nje situate te ekuilibruar, me pas perfundon me krijimin dhe ngjitjen e flluskave drejt grykes.
Madje edhe shperberja dhe shperthimi i tyre gjejne nje shpjegim shkencor fale studimeve me te fundit te zhvilluara nga grupi i Thomas Seon ne Universitetin “Pierre et Marie Curie” ne Paris. Rezultatet tregojne se flluska shperthen pasi arrin piken e kontaktit mes shampanjes dhe ajrit, duke krijuar mijera pika te vogla qe krijon nje “bombe” te pasur me molakula te aromes.
LEXO TE NGJASHME



















