Doni lekure te bukur? Perdorni uiski

Shume njerez po perdorin uiskin per kujdesin e lekures.
Duke e perzier ate me perberes te tjere, mund te krijoni vete maska qe ju ndihmojne te keni nje fytyre rrezatuese, te paster, te qete dhe rinore.
E rendesishme eshte qe gjithmone uiski te hollohet me perberes te tjere perpara se te aplikohet ne fytyre. Me poshte do te gjeni disa kombinime shume te thjeshta per t’u pergatitur:
Uiski me kos - Nje luge çaji uiski perziejeni me nje luge kos dhe me pak leng limoni. Lereni per 20 minuta fytyren tuaj me kete maske dhe me pas shpelajeni me uje te ftohte. Do te shihni qe lekuren do e keni me rrezatuese pas ketij trajtimi.
Uiski me uje - Perzieni dy luge çaji uiski me gjysme gote uje. Ne kete perzierje lyeni pambuk te paster dhe pastroni fytyren. Pastrojeni per 5 minuta e me pas shpelajeni fytyren me uje.
Uiski me kastravec - Copetoni nje kastravec dhe mases se krijuar hidhini nje luge gjelle uiski. Perzieni mire e me pas aplikojeni ne fytyre. Lereni qe te veproje per 15 minuta e me pas shpelajeni fytyren me uje.h.
LEXO TE NGJASHME



















