Kanceri i prostates, transformim total nen trajtimin me lazera

 

00000000000000000000000000000000000 lazer 

Kirurget e kane pershkruar trajtimin e ri per fazat e hershme te kancerit te prostates si “tejet transformues”. Trajtimi, i testuar anembane Europes, ka perdorur lazerat dhe nje perzierje barnash me permbajtje bakteresh nga thellesia e deteve per te eliminuar tumoret, por pa shkaktuar efekte te renda anesore.

Testimet ndaj 413 personave, te publikuara ne “The Lancet Oncology”, tregojne se afro gjysma e tyre nuk kane pasur me gjurme tumori ne testikuj. Impotenca afatgjate dhe mungesa e vetepermbajtjes jane shpesh pasoja te trajtimit ndaj kancerit te prostates me operacione apo radioterapi. Thuajse 9 ne 10 paciente perballen me probleme te organeve gjenitale, ndersa 2 ne 10 kane probleme me fshikezen e urines.

Kjo eshte edhe arsyeja, perse meshkujt qe pikasin tumorin ne fazat e hershme zgjedhin “te presin e te shohin”, nderkohe qe marrin kurime vetem kur tumori avancon ne stade te metejshme agresive.

“Ky zhvillim ndryshon gjithçka”, tha profesor Mark Emberton, i cili testoi tekniken ne fjale ne Kolegjin universitar te Londres.

Trajtimi i ri shfrytezon nje droge te prodhuar nga bakteret qe jetojne thuajse ne erresire te plote ne bazamentin e deteve, e qe kthehen ne substanca toksike kur ekspozohen ndaj drites. Lazerat optike futen me pas permes perineumit, apo hapesires mes anusit dhe testikujve, drejt gjendrave kanceroze te prostates. Kur lazeri i kuq ndizet, ai aktivizon drogen ne fjale per te vrare qelizat kanceroze dhe ajo qe mbetet eshte prostata e shendetshme.

Testimi i kryer ne 47 spitale europiane tregoi se 49 per qind e pacienteve u sheruan plotesisht. Nderkohe, pas ketij testimi, vetem 6 per qind e pacienteve eshte dashur te kryejne operacion per heqjen e prostates, krahasuar me 30 per qind te pacienteve qe e bejne diçka te tille perpara se te perdorej kjo terapi e re. E ç’eshte me e rendesishme, ndikimi ne aktivitetin seksual dhe urinim zgjati jo me shume se 3 muaj. Nga ata qe i jane nenshtruar kesaj terapie, asnje mashkull nuk ka pasur efekte anesore pas dy vitesh.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.