Keto ushqime e ulin ne menyre natyrale tensionin e gjakut

Tensioni i gjakut eshte nje problem shendetesor shume i perhapur dhe per te mbajtur nen kontroll ate shumica prej tyre u drejtohen farmacive.
Dhe jo se kjo nuk eshte nje mundesi e mire por ushqimet natyrale te cilat gjenden ne tryezen tone mund te luajne nje rol shume te rendesishem pa e ngarkuar trupin me elemente te tjera toksike.
Fasulet e bardha –Vetem nje filxhan fasulesh te bardha permban 13% kalcium, 30%magnez dhe 24% kalium, kjo ne lidhje me sasine e nevojshme ditore qe trupi yne ka per keto lende. Theksojme se fasulet e bardha jane shume te keshillueshme per personat vegjetariane dhe keshillohet qe ato te gatuhen ne temperature te ulet.
Fileto e mishit te derrit – 100 grame fileto mish derri i siguron trupit tone 15%kalium dhe 6% magnez, kjo si pjese e sasise ditore te nevojshme te trupit.
Kosi pa yndyre – Nje filxhan kos pa yndyre i siguron trupit 49% te sasise se nevojshme te kalciumit, 12% te sasise se magnezit dhe 18% te sasise se kaliumit. Kosi pa yndyre eshte nje ushqim shume i pasur ne minerale dhe keshillohet qe te konsumohet ne mengjes.
Kivi – Nje kivi i siguron trupit 2% te sasise se nevojshme te kalciumit, 7% te magnezit dhe 9% te kaliumit. Theksojme se kivi eshte shume i pasur ne vitamine C, me i pasur madje edhe se portokalli.
Pjeshkat dhe nektarinat – Edhe keto fruta jane te pasura ne kalcium, magnez dhekalium. Nje mundesi e mire per te zevendesuar pjeshkat dhe nektarinat e fresketa eshte duke i ruajtur ato ne ngrirje, thjesht sigurohuni qe t’i nxirrni nga ngrirja para se t’i konsumoni qe te shkrijne ne menyre natyrale.
Bananet – Edhe fruti i bananes eshte i pasur ne kalcium, magnez dhe kalium, dhe eshte nje ushqim ideal nese keni tension te larte te gjakut.
Speci i kuq – Edhe speci i kuq, ashtu si ushqimet e siperpermendura, eshte shume i pasur ne kalcium, magnez dhe kalium. Specat e kuq mund te konsumohen edhe pasi jane mbajtur ne ngrirje per 10 dite. Eshte e keshillueshme qe kur te futen ne ngrirje, te mos mbeshtillen me plastike por me ndonje cope, pasi kjo gje shmang tharjen e tyre.
Brokoli – Perveçse ndihmon ne neutralizimin e tensionit te gjakut, vlerat ushqyese te brokolit jane te jashtezakonshme, ai njihet edhe si nje luftues i qelizave kancerogjene. Brokoli mund te ruhet edhe ne ngrirje dhe mund te konsumohet dite me vone pasi nuk i humb vlerat e tij ushqyese.
Patatja e embel – Eshte shume e pasur ne kalcium, magnez dhe kalium. Sasia e ketyre elementeve qe gjenden te patatja e embel eshte me e madhe nese ajo gatuhet me lekure. Ajo mund te perdoret jo vetem ne pergatitjen e gjelleve te ndryshme, por edhe ne pergatitjen e lengjeve shume te shendetshem.
Avokadoja – E furnizon trupin me 1% te sasise se kalciumit, 5% te sasise se magnezit dhe 10% te sasise se kaliumit per te cilen trupi i njeriut ka nevoje.
LEXO TE NGJASHME



















