Tiroiditi postpartum, faktoret qe e shkaktojne dhe perkujdesja

Tiroiditi postpartum eshte nje çrregullim qe zakonisht ndodh brenda nje viti pas lindjes dhe ndikon ne nje mesatare prej 5% te grave. Frekuenca rritet ne 20% tek grate qe kane diabet te Tipit 1, per arsye te faktorit gjenetik.
Çfare eshte gjendra tiroide?
Gjendra tiroide eshte nje gjender endokrine ne formen e flutures, e cila lokalizohet normalisht ne pjesen e perparme ne zonen e poshtme te qafes. Detyra kryesore e saj eshte te prodhoje hormonet tiroide, te cilat sekretohen ne gjak dhe me pas trasportohen ne çdo ind te organizmit, per te fryre funksionet kryesore si: te ndihmoje organizmin e perdorimin e energjise, ruajtje te temperatures trupore, dhe duke siguruar nje funksionim te mire te muskujve te zemres, trurit, dhe organeve te tjera.
Cilat jane simptomat e Tiroiditit postpartum?
Tiroiditi eshte nje term i pergjithshem, i cili i referohet nje “inflamacioni te gjendres tiroide”. Tiroiditi postpartum eshte tiroiditi, i cili ndodh tek grate ne periudhen e paslindjes. Tiroiditi mund te shkaktoje dhe hipertireoze (nivel i larte i hormoneve te tiroides ne gjak) dhe hypotireoze (nivel i ulet i hormoneve te tiorides ne gjak). Ne tiroiditin postpartum, hipertireoza ndodh e para dhe me pas hipotireoza.
Çfare e shkakton tiroiditin postpartum?
Shkaku i vertete eshte akoma i panjohur, por besohet per nje semundje automone te ngjashme me Tiroiditin Hashimoto. Ne fakt keto dy semundje eshte shume e veshtire te ndahen nga njera-tjetra. Si ne tiroiditin Hashimoto dhe ate postpartum kemi nje rritje te antikorpeve antitiroidiene: anti tiroid peroxidaze (Ac anti- TPO) dhe antithyroglobulin (ac Anti Tg). Femrat me antikorpe antitiroidien pozitive kane nje risk me te larte per shfaqjen e tiroiditis postpartum ne krahasim me femrat me antikorpe negative. Dhe shpesh besohet se ne femrat, te te cilat shfaqet tiroiditi postpartum ekziston nje semundje autoimune asimptomatike deri para lindjes, e cila perkeqesohet ne periudhen e paslindjes, periudhe ku kemi dhe ndryshime te medha te funksioneve imunitare.
Sa i shpeshte eshte tiroiditi postpartum?
Ne USA tiroiditi postpartum ndodh te 5-10% e femrave. Shpeshtesia mund te jete me e madhe ne disa grupe popullate ne risk.
Kush eshte me e riskuar per shfaqjen e tiroiditit postpartum:
Çdo grua me semundje autoimune si Diabeti mellitus tip 1 etj; me antikorpe anti tiroidiene positive; histori per semundje te tiroides ne te kaluaren; histori per tiroidit postpartum ne shatezani te meparshme dhe rreth 20% do te kene rishfaqje te tiroiditit ne shatezanite e tjera; histori familjare per semundje te tiroides.
Shenjat klinike dhe ecuria e tiroiditit postpartum
Pershkrimi klasik i tiroiditit postpartum perfshin hipertireozen ne fillim dhe me pas hypotireozen. Jo te gjitha grate mund te kene te dhena klinike qe po kalojne te dyja stadet, afersisht 1/3 i manifestojne te dyja fazat, nderkohe 1/3 manifestojne ose fazen e hipertireozes ose hypotireozes. Faza e hipertireozes ndodh 1-4 muaj pas lindjes dhe zgjat 1-3 muaj dhe shoqerohet me shenja te tilla si ankth, pagjumesi, palpitacione, lodhje renie, ne peshe dhe irritim. Meqenese keto simptoma shoqerojne shpesh periudhen postpartum,shpesh kjo faze humbet nga diagnostikimi dhe eshte me e shpeshte qe grate te paraqiten kryesisht ne fazen e hipotireozes ,e cila ndodh 4- 8 muaj paslindjes dhe mund te zgjase rreth 9-12 muaj. Simptomat tipike perfshijne, lodhje, rritje ne peshe, konstipacion, tharje te lekures e depresion. Shumica e femrave do te kene nje rikthim ne norme te funksionit te gjendres tiroide brenda 12-18 muaj dhe afersisht vetem 20% do te mbeten me hypotireoze.
Si trajtohet tiroiditi postpartum?
Trajtimi varet nga faza e tiroiditit dhe shkalla e shenjave klinike qe paraqet pacientja. Ne femrat te cilat diagnostikohen ne fazen e hipertireozes mund te trajtohen me beta bllokues per te ulur te rrahurat e zemres dhe te dridhurat. Nderkohe qe simptomat permiresohen, medikamenti nderpritet, pasi kjo faze eshte transitore. Medikamentet qe bllokojne prodhimin e hormoneve te tiroides nuk jane te nevojshem ne kete faze, pasi nuk kemi nje rritje te prodhimit te tyre. Faza e hypotireozes trajtohet me terapi hormonale zevendesues levothyroxine. Dhe nqs terapia fillohet, trajtimi duhet te vazhdoje afersisht 6-12 muaj dhe me pas te ndalet dhe te shihet nqs hormoni i tiroides do te kerkohet per gjithe jeten. Eshte gjithmone e rendesishme te perpiqemi te nderpritet terapia hormonale pas kesaj kohe, pasi rreth 80% e pacienteve do te fitojne nje funksionim normal te gjendres tiroide dhe nuk kerkojne terapi kronike.
Parandalimi
Meqenese nuk eshte e mundur te parandalohet tiroiditi postpartum, por ju keni ankesa jo te zakonshme mos mendoni qe ato jane te lidhura vetem me stresin e kujdesit per nje te porsalindur dhe periudhen e paslindjes, por kerkoni ndihme mjekesore per te menaxhuar me siguri situaten tuaj dhe rolin tuaj si nene e nje femije te sapoardhur ne jete.
LEXO TE NGJASHME



















