Deshironi te beheni me djale? Hani mish dele

0bebe

Nje gazete indiane ka ofruar per lexuesit e saj “proven shkencore” qe te beni djale, dhe keshilla e çuditshme eshte.... te hani sa me shume mish dele.

Me te tjerave keshillohet qe te mos shmanget asnjehere mengjesi dhe te flini gjithmone ne krahun e majte, shkruan The Guardian.

Kjo keshille ishte shkruar te marten ne gazeten e Kerala, Mangalam, thekson preferencen, shpesh vdekjeprurese per te patur femije meshkuj qe ekziston ende me force ne kulturen indiane.

Duke pranuar se kjo metode megjithate nuk eshte 100% e sigurte, gazeta thote se femrat qe deshirojne te kene djem duhet te sigurohen te hane gjithmone mengjes, dhe te hane me shume se normalja gjate dites. 

Mishi i deles dhe rrushi i thate jane ushqimet me te mira per femrat, ndersa meshkujt duhet te shmangin ushqimet qe kane permbajtje te larte acidi, thuhet ne gazete. Gjithashtu keshillohet qe ngjizja te behet ne diten e pare, te trete, te peste dhe te shtate te javes, kur sperma ‘shkencerisht’ eshte me e forte.

Preferenca per te pasur djem eshte mjaft e forte ne kulturen indiane, por edhe ne Shqiperi ekziston ende si mentalitet. Ne Indi kjo shoqerohet me mjaft aborte kur fetusi eshte vajze. 

Ranjana Kumari, nje aktiviste e levizjes kunder vrasjes se fetusit femeror thote se Kerala eshte nje nga zonat me te edukuara e te zhvilluara te Indise, keshtu qe eshte e çuditshme qe kane toleruar “genjeshtra te tilla jo shkencore”. 

Edhe kryeministri indian Narendra Modi ka denuar fort abortin selektiv, duke e renditur perkrah terrorizmit, diskriminimit te shtresave dhe korrupsionit, si nje nga “armiqte” e shoqerise indiane.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.