A mund te pihen bashke paracetamoli dhe ibuprofeni?

Ibuprofeni dhe paracetamoli jane te dyja kunder dhimbjeve, dhe mund te merren ne çdo farmaci. Megjithate shpesh ka debate per kohen se sa shpesh njerezit duhet ti pijne ato dhe a mund ti marrin bashke paracetamolin dhe ibuprofenin.
Ibuprofeni hyn ne grupin e ilaçeve antiinflamatore dhe josteroidale, dhe perdoret kur keni dhimbje mesatare apo te moderuara, si dhimbja e kokes, migrena dhe temperatura e larte.
Gjithashtu perdoren per dhimbjet dhe inflamacionet tek njerezit me atrit dhe qe kane pesuar ndrydhje te muskujve.
Paracetamoli gjitahshtu eshte nje ilaç i zakonshem qe perdoret per te trajtuar dhimbjen dhe per te reduktuar temperaturen e larte. Zakonisht perdoret per te lehtesuar dhimbje mesatare apo te moderuara si dhimbja e kokes, e dhembit, apo ndrydhjet, si dhe te reduktoje ethet e shkaktuara nga gripi apo i ftohti.
Paracetamoli eshte zgjidhja e pare e rekomanduar kur keni dhimbje pasi eshte e sigurte per pjesen me te madhe te njerezve dhe efektet anesore te tij jane shume te rralla.
National Health Service (NHS)ne Britani keshillon se njerezit qe duan te marin paracetamolin bashke me ibuprofenin thone se nuk ka asnje problem qe te merrni te dyja dozat ne te njejten kohe, apo dhe ne kohe te ndara.
“Nese jeni 16 vjeç e lart mund te perdorni paracetamol dhe ibuprofen bashke per te reduktuar dhimbjen dhe ethet. Nuk ka nderveprime demtuese mes paracetamolit dhe ibuprofenit tek njerezit mbi 16 vjeç”, thote NHS Choices.
Te rriturit mund te pijne nje paracetamol 500 mg çdo 4-6 ore, por nuk mund te marre me shume se 4 gram, pra 8 kokrra ne hapesiren e 24 oreve.
Te rriturit gjithashtu mund te marrin nje apo dy kokra ibuprofen 200 mg çdo 4-6 ore, por nuk duhet te marrin me shume se 1200 mg, ose 6 kokrra ne hapesiren e 24 oreve.
Ibuprofeni eshte mire te merret me ushqim ose me stomakun plot. Megjitahte ilaçet mund te kene efekte anesore si te vjella, kapsllek apo diarre apo edhe mostretje.
Megjithate ekspertet thone se keshilla per femijet eshte e ndryshme. Nese femija ka ethe dhe eshte i tensionuar, mund te trajtohet vetem me paracetamol ose ibuprofen. Por nuk duhet t’i marrin te dyja ilaçet ne te njejten kohe.
LEXO TE NGJASHME



















