10 Ciftet ideale ne boten e kulinarise-Keto ushqime formojne kombinimet perfekte

komvobs748454

Njësoj si dy njerëz mund të jenë bërë për njëri tjetrin dhe disa ushqime duket se formojnë çiftet ideale në botën e kulinarisë. Është e vërtetë se shija është relative, por kombinimet e ushqimeve të mëposhtme janë të parezistueshme.
Mollë dhe çokollatë e zezë
Enzima catechin e gjendur në mollë dhe antioksidanti quercetin i çokollatës së zezë rrisin imunitetin, përmirësojnë shëndetin karidovaskular duke stimuluar aktivitetin e enëve të gjakut dhe zemres.
Tërshërë me lëng të freskët portokalli
Ky kombinim përmirëson sistemin e tretjes dhe pastron trupin dhe toksinat.
Mish derri dhe lakër Brukseli
Mishi i derrit përmban selen, i cili pengon rritjen e qelizave kancerogjene. I kombinuar me lakrën e Brukselit, e cila përmban sulforafane rrisin perthithjen e selenit në trup deri në 13 herë më shumë.
Domate dhe mëlçi
Mungesa e hekurit në trup lidhet me semundjen e anemise, lodhje kronike, metabolizëm të ngadalte , probleme me zemrën etj.  Hekuri i gjendur në mëlçi nuk mund të perthithet pa vitaminë C. 
Majdanoz dhe limon
Majdanozi shkon shume mire me agrume. Hekuri i gjendur në perime përmirëson perthithjen e vitaminës C në gjak. Kjo vitaminë është e rëndësishme dhe përgjegjëse për forcimin e sistemit imunitar dhe rritjen e metabolizmit.
Perime dhe kos
Kosi është i pasur me kalcium, element i cili përmirëson funksionet e stomakut dhe normalizon mikroflorën e zorrëve. Kombinoni kos me perime të tilla si karrota ose selino, të cilat janë të pasura me fibra  ju ndihmojnë të përthithni kalciumin në trup.
Avokado dhe spinaq
Mund të jetë kombinimi më i pelqyer i dietologëve. Spinaqi përmban vitaminë A dhe luteinë, por këto elementë do të kenë efekte më të rëndësishme nëse kombinohen me yndyrna të shëndetshme si avokado. Të dy këto përbërës përmirësojnë sistemin tretës.
Çaj jeshil dhe limon
Çaji jeshil nëse kombinohet me limon, forcon sistemin imunitar, rrit energjinë dhe ju ndihmon të bini në peshë.

Domate dhe vaj ulliri
Domatet janë të pasura me likopen, element i cili parandalon sëmundjet kardiovaskulare, përmirëson shëndetin e enëve të gjakut, parandalon arteriosklerozën, parandalon formimin e tumoreve malinje etj. Kur konsumohen me vaj ulliri, likopeni është më i lehtë për t’u absorbuar nga trupi.

Mish dhe rozmarinë

Mishi është burim i rëndësishëm proteinash. Rozmarina është e pasur me antioksidantë dhe paranalon formimin e substancave të dëmshme në trup. Sa herë të gatuani mish, hidhini rozmarinë sipër.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.