Autizmi te femijet vjen nga gripi gjate shtatzenise?!

Gripi ne shtatzeni nuk shkakton zakonisht autizem tek femijet, ka zbuluar nje studim i ri. Pas nje vezhgimi qe iu bene gati 200 mije femijeve, hulumtuesit shkencore nuk gjeten ndonje lidhje mes ketij virusi dhe autizmit.
Megjithate ekspertet theksojne se ka nje fare rreziku per zhvillim te autizmit nese nena preket nga gripi dhe temperatura (nese keto zgjasin me shume se nje jave) gjate 3 muajve te pare te shtatzenise.
Kjo, sipas shkencetareve, lidhet edhe me “fatin”. Gjithsesi, ekspertet shendetesor britanike vazhdojne t’i rekomandojne grate qe te vaksinohen. Vaksinat kunder gripit mbrojne grate shtatzena nga aborti, lindjet e parakohshme dhe komplikacione te tjera, si pneumonia shkruan Shendeti.com.
Ato forcojne gjithashtu imunitetin e femijes ne muajt e para te jetes. Nje studim i vitit 2012 zbuloi se femijet, nenat e cileve ishin ekspozuar ndaj gripit gjate shtatzenise, kishin me shume gjasa te beheshin autike.
Ndersa shkencetaret daneze zbuluan se grate shtatzena, qe jane me grip dhe temperature per me shume se nje jave jane 3 here me te rrezikuara qe te kene nje femije autike.
Shkaktari i autizmit mbetet akoma enigme. Hulumtuesit shkencore amerikane monitoruan 196 mije femije te lindur mes viteve 2000-2010. Gati 1500 nena ishin prekur nga gripi gjate shtatzenise dhe 45 mije ishin vaksinuar. Si perfundim, nga 196 000 femije, vetem 3000 prej tyre linden autike.
LEXO TE NGJASHME



















