Pse jam gjithmone i uritur?

Dremitjet e vogla dhe streset ju bejne te uritur. Te shohesh televizor te ben te uritur. Madje edhe permasat e gabuara te pirunit ju bejne te uritur.
“Uria nuk eshte thjesht ushqimi i nevojshem per nevojat fizike. Ka faktore te ndryshem psikologjik, biologjik dhe mjedisor qe ndikojne ne uri”, thote Aner Tal, nje studiues i universitetit te Cornell.
Jo pak jane edhe zakonet tuaja te ushqyerjes. Tal thote se nese hani gjithnje dreke ne oren 02.00, do te ndjeni nevojen per te ngrene ne kete ore, edhe pse nuk keni nevoje biologjike per te ngrene ne ate ore. Hani gjithe kohen dhe trupi juaj ngadale do te mesoje te prese ushqimin.
Por cili eshte faktori kryesor qe perben shkak per te ndjere uri gjate gjithe kohes? Nje rol te madh e luajne zgjedhjet tuaja ne ushqime, thote endokrinologja Belinda Lennerz. “Kjo ndodh me shume kur konsumojme ushqime te pasura me yndyrna, proteina dhe fibra, te cilat treten ngadale”, thote Belinda. Po flasim per ushqimje me perpunim te larte karbohidratesh.
Ne kete kategori hyjne buka e bardhe, orizi i bardhe, produktet e patates, pijet me sheqer, dritherat e perpunuara per mengjes, biskotat dhe patatinat. “Keto produkte bejne konfuz sistemin e kontrollit te urise se trupit tuaj, i cili punon me se miri kur hani ushqime qe treten ngadale”, thote nje tjeter koleg i Belinda Lennerz.
Sigurisht qe nuk eshte e lehte te shmangen keto ushqime. Por ne kohet e sotme ushimi eshte ne dispozicion gjithmone, dhe pa asnje vonese. Thjesht nuhatja apo dhe duke e pare ushqimin, thote Lennerz ju shton urine.
Çfare mund te beni ne lidhje me kete? Per fillestaret, largoni ushqimet shume te perpunuara, duke i zevendesuar me ushqime te shendetshme, me fibra e te pasura me proteina. Studiuesit sugjerojne edhe meditimet, shetitjet, ushtrimet qe te mbajen larg ushqimit dhe te ndihmojne te zhdukesh kete deshire te panderprere.
LEXO TE NGJASHME



















