Personat qe nuk konsumojne alkool, vdesin me te rinj

Nje studim i publikuar se fundmi tregon se konsumuesit e rregullt te alkoolit jane me pak te prire te vdesin para kohe sesa njerezit qe asnjehere nuk konsumojne alkool.
Po pra, mire e lexuat: ‘Time’ raporton se abstenimi i alkoolit shpin ne jete me te shkurter sesa konsumimi i rregullt dhe modest, transmeton Telegrafi.
Te befasuar? Me siguri qe po.
Studimi i udhehequr nga Charles Holahan ka zbuluar se perqindjet e vdekjeve kishin qene me te lartat te personat qe asnjehere nuk kishin konsumuar alkool, me te vogla per konsumuesit e rende te alkoolit dhe me te voglat per konsumuesit e alkoolit ne sasi modeste qe shijojne vetem nje deri ne tri pije ne dite.
Nga studimi me 1824 pjesemarres, qe ka zgjatur rreth dy dekada, vetem 41 per qind e konsumuesve modest kishin vdekur para kohe, krahasuar me 69 per qind te atyre qe nuk kane konsumuar alkool.
Shpjegim i mundshem per kete studim mund te jete fakti se alkooli eshte ‘lubrifikues’ i mahnitshem shoqeror dhe lidhjet e forta shoqerore jane thelbesore per mirembajtjen e shendetit mendor dhe fizik.
LEXO TE NGJASHME



















