Rrugetim ne zonat kulinare te Shqiperise

Nje pyetje qe e kemi pasur te varur ne çdo porte. Gjithmone, sa here kemi hyre e dale nen portat e gurta te shtepive te shqiptareve, kete pyetje kemi bere dhe vazhdojme ta bejme. Ne Veri te vendit, jane porta te renda guri, qe quhen edhe qemere nga turqishtja, dhe po keshtu ne jug te vendit ku nga njera porte te tjetra kalohet permes sokakeve te gurta...
Gjithmone, nje kalimtar i vemendshem, madje aq me shume nje vezhgues si gazetar, ka bere me vete pyetjen: “valle si ushqehemi? Si te varfer apo si princer?”.
Dilemen se mos valle ushqehemi si te varfer e ka krijuar nje klime e tere dhe e shtrire ne kohe mbi varferine tone. Madje kemi perjetuar varferi, sidomos ne periudhat e zise se bukes qe na ka kapluar jo vetem ne shqiptaret. Varferine e fundit e perjetuam gjate periudhes se fundit te socializmit, kur çdo familje ishte e detyruar te jetonte me nje kile mish, me dhjete veze dhe nje kile djathe ne jave. Pastaj u liruam nga zinxhiret e varferise, te pakten ata qe donin te liroheshin. Te tjeret vazhdojne te thone “te varfer, te varfer”, gje qe i ngacmon disa njerez te dyshojne perseri “a jemi te varfer apo jo?”
Ndersa jeten fisnike dhe mbreterore e deshmojne shtepite me harqe te medha guri, me sofra e sini te medha prej argjendi, me çardake dhe me ene te lara ne flori... Me ne fund me mikpritjen dhe mjeshterine tradicionale te gatimit... Por nje pyetje per vete dhe me veten te ben te mendosh se me shume shqiptaret jane ushqyer ne fisnikeri se ne varferi. Pyetja eshte: Valle si mund te laheshin ne flori a si mund te derdheshin ne argjend enet e darkave dhe te drekave ne nje familje qe nuk kishte lumturine e te ushqyerit ne menyre te larte?
Nuk mund te ndodhe qe ne nje varferi njeriu te rrinte te gdhendte sofra e voza, bute e vegsha? E pamundur! Ne qofte se nuk do te kishte fisnikeri per t’u shtruar ne sofer, pse valle duhej gdhendur sofra fisnikerisht?
Ja, ketu jemi, duke arsyetuar perdite mbi kualitetin e jetes sone.
Ngado qe kam shkuar neper atdheun tim (nuk besoj se ka mbetur ndonje fshat pa e shkelur gjate punes sime si gazetar), i kam pare si jane perplasur dilema per varferi dhe shkelqimi i fisnikerise.
Nje nate me bore ne malet e Munelles
Ishte dimer. Ishim ngjitur ne malin e Munelles, mes Mirdites, Kukesit e Pukes, ne lartesine 1990 metra mbi nivelin e detit. Atje ndodheshin ekspeditat e gjeologeve ku beheshin kerkime per minerale, qe nga bakri, etj. Ishim bashke me disa inxhiniere “te qendres”, siç quheshin inxhinieret nga Tirana, nje kafshar (dmth., nje punetor me mushka qe sillte poshte kampione te mineralit dhe drejtori i gjeologjise, Preng Pepa. Kur u nisem nga ekspedita, diku afer majes se Munelles, qielli kishte vetem kater a pese re te perhapura si ne nje dite vere dhe po binte nata. Por nuk kaluan as dy ore dhe nisi bora, nje bore e dendur qe u ngjit rreth nje meter per nje ore. Poshte, drejt kembeve te Munelles ndodheshin tre a kater fshatra qe i perkasin Pukes. Ishte Kimeza me afer, pastaj Kodra e Zabelit, Kalivare, Mushta e me ne fund Tuçi.
Shtepine me te afert e “kapem” pa e ditur ne cilin fshat ishim. Nisen te lehnin qente dhe dalluam silueten e kulles prej guri; atehere kuptuam se mund te ndaleshim per te kaluar ate nate.
I zoti i shtepise u shfaq nen driten e nje kandili me vajguri, qe mbante ne dore nen harkun e gurte te kulles dhe shfaqej si nje zot qe po na shpetonte jeten ne ate bore te pashoqe. Na priu drejt katit te trete te kulles, permes shkalleve te drunjta qe kercisnin sikur nuk kishin pare kurre bore me sy. Para nesh u shfaq nje dhome e madhe, me oxhak te nxire pak nga zjarri me dry pishe, mure te trasha dhe dritare gati si ne formen e qemerit te kulles. Njeri nga djemte ndezi nje zjarr te madh, i zoti i shtepise vuri nje litar nga njeri cep ne tjetrin te dhomes, dhe ne hoqem palltot. Palltot tona zbardhur nga bora nisen te leshojne avull si mjegull.
I zoti i shtepise solli nje bute te vogel vere, gota te medha; solli arra dhe geshtenja. U shtruam rreth zjarrit me vere e me arra e geshtenja te pjekura, duke pritur te piqej qengji qe kishin therur burrat e asaj shtepie...
Te nesermen gjithçka dukej e bardhe qe nga dritaret ne forme qemeri. Edhe muret e shtepise te bardha, veçse shume te ngrohta....
... Kishin kaluar tre a kater vjet. Drejtori i gjeologjise, Preng Pepa me te cilin kaluam mbremjen, ishte bere zevendesminister i Ushqimit. Kishte pritur nje delegacion te FAO dhe naten e fundit kishin vendosur te kalonin nje darke te lire. Njeri nga Finlanda, tjetri nga Italia dhe i treti nga Spanja. Prenga, shqiptar. Vendosen te benin nje konkurs te vogel duke treguar secili rreth nje darke tradicionale nga vendi i secilit. Prenga kishte treguar ngjarjen e Munelles... Ne ate moment miqte i kishin thene: “Aaa! Po ne nuk thame te tregojme darka princerore”.
Ne Vermosh s’kishte nevoje per vere
Vermoshi eshte zona ekstreme veriore e Shqiperise zyrtare. Ne mes te fshatit shtrihet lendina me e bukur e botes dhe kalon nje lume i kulluar. Fshati duket si nje pune-dore e zonjave fisnike te zones. Ndertuar me gur e me dru, te hijshme e te shendetshme si per vere e per dimer.
Kur thashe se ketu nuk ka nevoje per vere, nuk thashe per veren qe pihet, por per stinen. Vere po them per ate veren e nxehte kendej ku piqet domatja, fiku, mani, sallata jeshile, borziloku...
Ne Vermosh nuk piqet as domatja, as kungulli, as bostani, as sallata. Megjithate darka dhe mengjesi qe te shtrojne ne Vermosh eshte e tille qe asgje nuk mungon ne tavoline. Jo se dikush zbret apo zbriste per te blere perime a fruta deri ne Shkoder...
Kam qene ne Vermosh qe nga viti 1970 dhe kam bujtur si ne nje parajse. Aty miku fle ne dhomen e vet te veçante, shtrihet ne çarçafe te bardhe e te hekurosur; aty miku dhe te tjeret e hane darken a mengjesin ne dhomen e ngrenies, ndersa kuzhina eshte kuzhina ku vetem gatuhet.
Ne Vermosh nuk kishe e nuk ke nevoje kurre per veren e nxehte qe pjek perimet dhe frutat delikate. Darka a dreka ne Vermosh shtrohet me produkte dhe nenprodukte te qumeshtit. Shtate lloje djathi te shtron amvisa ne tavoline, aq te ndryshem nga njeri-tjetri sa ti mendon se te jane shtruar shtate pjata me shtate lloje ushqimi. Edhe kosi vjen ne gjashte a shtate menyra dhe shije: Kosi per luge, kosi me kajmak, kajmaku, kosi per buken e misrit, dhalle e pare, e dyte dhe e trete...
Nuk eshte e lehte te shkosh ne Vermosh, sepse matet durimi si mund te rrish pa shkuar shpejt perseri.
Mjalti varej ne shkembin Nus
Para se te mberrinim ne nje nga restorantet me te shendetshem dhe te mrekullueshem te Shqiperise e me gjere, kisha treguar me miqte shume ngjarje nga pjesa me e pare e jetes. Iu kisha treguar si i shtronim darkat dhe çfare degjoja pa pushim. Restoranti per te cilin flas ndodhet ne Zadrime, ne kufi me Mirditen....
Degjoja se njerezit ishin te varfer. Nje mbremje ne shtepine e prinderve kishte ardhur nene-daja (gjyshja nga nena, siç thuhet ne Mirdite). Po, ishte nje feste e vertete. Ishte ndezur zjarri ne te dy oxhaket e shtepise. Kishin therur nje bageti dhe pihej raki. Gjyshja ime pinte edhe duhan, njesoj si burrat dhe bisedonte.
Ate paradite, bashke me tim vella, te gezuar se po vinte gjyshja, kishim shkuar per te gjuajtur peshk ne lume. Kishim kapur nja njeqind peshq, peshk lumi ne Fanin e Madh. Mirepo ata te shtepise na thane qe te mos i sillnim ne shtepi se “nuk ka hije me peshk lumi kur vjen gjyshja”. Kishim gjuajtur edhe mellenja, se dimer ishte. Por edhe per zogjte na thane se “nuk kishte lezet”.
Sa shpesh jam menduar pse quheshim te varfer atehere. Edhe me miqte kam folur keshtu. Madje iu kisha treguar se veç te tjerave, veç peshkut pa fund ne lumin poshte ares, mellenjave e thellezave, ne malin Nus shkelqente gjithnje mjalti. Bletet qe rriteshin ne zgjoje prej guri atje lart e benin malin te kullonte mjalte. Edhe peme kishim pa fund. Madje, arrat i merrte shiu i vjeshtes dhe i dergonte ne lume si guralece te vegjel...
Perseri quheshim te varfer. Askush nuk kuptonte. Vetem diten e pare kur arrita tek restoranti, bashke me te aferm e miq, atehere iu thashe: “E ndjeni aromen e bukes, aromen e lakres dhe te gjelles?... E shijoni gatimin?... Eshte fiks ai ushqim qe me ka rritur mua. Ja keshtu jam rritur!”
Dhe tashme thuajse e kam zgjidhur me veten enigmen mes varferise dhe Fisnikerise sone.
LEXO TE NGJASHME



















