Kivi ben mrekulli

Kjo peme ekzotike na vjen nga Kina dhe konsiderohet si frut nacional kinez. Ka shije intensive te lengshme, eshte e bute dhe me fara te zeza. Kivi eshte eshte nje nga ushqimet me te shendetshme. Eshte i mbushur me antioksidante dhe permban vitamine C, dhe ate ne sasi me te madhe se portokalli. Eshte burim i shkelqyeshem i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.
Mbron syte- Vitaminat A, C dhe E kane veprim antioksidativ. Disa hulumtime kane treguar se si kivi mund te reduktoje rrezikun nga krijimi i degjenerimit makular, te lidhur me moshen dhe ate per 36 per qind. Kivi permban luteine dhe zeaksantine, materiet te cilat ne forme natyrale gjenden ne syrin njerezor. Luteina ndihmon te filtrimi i drites se demshme te kalter, çka ndihmon ne parandalimin e semundjes se syrit te shkaktuar me plakje.
Mbron sistemin e frymemarrjes - Nje hulumtim ka treguar qe kivi mund te parandaloje semundjen e sistemit te frymemarrjes dhe ne veçanti efikas eshte deshmuar te femijet. Hulumtimi ka treguar qe 5 deri 7 porcione kivi ne jave mund te reduktojne kollin per 27 per qind, shkurtimin e frymemarrjes per 32 per qind, irritimin e hundes per 28 per qind dhe kollin kronik per 25 per qind. Per te gjitha keto ka merite vitamina C.
Mbron shendetin kardiovaskular- Me nje hulumtim eshte treguar qe nese hani kivi çdo mengjes, ai mund te kete efekt te njejte si aspirina, per te cilen eshte njohur qe parandalon krijimin e mpiksjeve te gjakut. Kivi redukton nivelin e triglicerideve ne gjak per madje 15 per qind. Ne kete menyre parandalon grumbullimin e pllakave ne muret e arterieve dhe ruan shendetin e zemres dhe te eneve te gjakut.
Mbron nga kanceri - Flavonoidet dhe karotenoidet te cilat kane veprim antioksidativ mbrojne trupin nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund te shkaktojne shume semundje, duke perfshire edhe kancerin. Kivi mbron AND-ne nga demtimi oksidativ, per ç'arsye rreziku nga krijimi i kancerit reduktohet edhe me shume.
Mbron sistemin tretes - Kivi eshte burim i shkelqyeshem i fibrave te cilat e mbajne te shendetshem sistemin tretes. Konsumi i fibrave eshte menyre e shkelqyeshme qe sistemin tretes ta lironi nga toksinat dhe parandaloni krijimin e kancerit te zorres se trashe.
Rregullon tensionin e gjakut - Kivi eshte burim pasur i elektroliteve te kaliumit te cilat luajne rol te rendesishem ne mbajtjen e nivelit te duhur te lengjeve ne trup,. Po ashtu rregullon punen e zemres dhe tensionin e gjakut dhe u kundervihet efekteve negative te natriumit.
Ul kolesterolin- Fibrat ne kivi mund te reduktojne nivelin e kolesteorlit te keq (LDL). Ashtu siç e redukton nivelin e kolesterolit, po ashtu redukton edhe rrezikun nga krijimi i semundjeve te zemres dhe sulmit ne zemer. Konsumimi adekuat i kaliumit eshte kyç per shendetin e zemres. Ndersa kivi eshte nje nga burimet me te pasura te kaliumit.
LEXO TE NGJASHME



















