Shenjat te cilat tregojne se jeni duke ngrene pak ne krahasim me sasine e ushtrimeve qe i beni

0stervitja

Numri i personave, te cilet merren rregullisht me aktivitet fizik, eshte dyfishuar ne krahasim me vitet e 70-ta. Kjo per arsye se dobite e aktivitetit fizik jane vertetuar nga numer i madh i hulumtimeve ne te gjitha fushat dhe per te gjithe parametrat, qofshin ata fizike ose psikosociale.

Megjithate, pos dobive te cilat jane dokumentuar vazhdimisht, aktiviteti mund te jete i demshem, veçanerisht kur ushqimi nuk eshte i pershtatshem.

Me poshte do te elaborojme disa nga shenjat, te cilat duhet t’i keni parasysh, derisa i nenshtroheni nje programi te rregullt te ushtrimeve.

1. Shmanguni ushqimit pas ushtrimeve

Shumica e njerezve i shmangin shujtat pas ushtrimeve, duke menduar qe nese ushqehen, i gjithe procesi i djegies se kalorive te shpenzuara gjate ushtrimeve do te eliminohet. E verteta eshte qe jo gjithmone (per trupin e njeriut) do te thote te kemi barasvlere te kalorive te marra dhe te shpenzuara. Pas ushtrimeve, trupi ka nevoje per nutrient, ne menyre qe muskujt dhe strukturat tjera te demtuara te sherohen dhe nje shujte me ushqim te shendetshem do te ndihmoje dhe pershpejtoje procesin e sherimit.

Faktikisht eshte procesi i sherimit dhe rekuperimit pas ushtrimeve qe ju ben me te forte dhe jo ushtrimet. Nese nuk jeni duke u ushqyer pershtatshem pas ushtrimeve, ky proces nuk do te ndodhe dhe keshtu do te beheni me te dobet.

2. Jeni te lodhur gjate gjithe kohes

Ekzistojne shkaktare te ndryshem te lodhjes, duke perfshire stresin, mungesen e gjumit por gjithsesi edhe joushqyeshmeria.

Edhe gjate pushimit trupit i nevojiten kalori per t’i furnizuar me energji funksionet vitale (te rrahurat e zemres, mushkerite, qarkullimin e gjakut). Rregullat e pergjithshme kerkojne qe per nje person joaktiv nevojiten rreth 20 kalori ne dite per kilogram te peshes trupore, qe do te thote 1300-1500 kalori ne dite, vetem duke qendruar shtrire. Nese shtojme ketu 400-500 kalori per nje ore aktivitet aerobi dhe aktivitetet tjera ditore, siç jane ecja, punet e shtepise etj., atehere numri i kalorive te nevojshme rritet ndjeshem.

3. Semureni shpesh

Ushqimi joadekuat mund te dobesoje imunitetin dhe zevendesimi i tyre me vitamine C, çaj te gjelber dhe shtesa te zinkut nuk mund te zevendesoje mungesen e ushqimit. Keshtu qe, nese jeni nga ata, te cilet semureni nga gripi shume shpesh, shikoni dieten tuaj seriozisht.

4. Keni frike nga ushqimi

Ajo çfare duhet te dini eshte se ekziston dallim shume i madh ne mes te menyres per te ngrene paster (shendetshem) dhe obsesionit ndaj ushqimit. Nese e gjeni veten, duke hezituar te ushqeheni edhe kur jeni shume te uritur, shmangni takimet me shoqeri, sepse e dini qe mund te ju jepet rasti te hani diçka dhe gjate gjithe kohes beheni refuzues ndaj ushqimit, ndoshta eshte koha te kerkoni ndihme nga nje profesionist i lemise perkatese. Ajo çfare duhet te keni synim primar eshte shendeti juaj dhe ne kete menyre jeni duke kontribuar per te kunderten. Procesi i ushtrimeve duhet te jete proces i kendshem dhe jo torture, keshtu qe nese ende nuk keni arritur kete perceptim, gjithmone kujtoni qe kjo nuk eshte e pamundur.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.