A ju ndihmon qumeshti me kanelle te beni gjume me te qete?

how to make cinnamon milk

Shume njerez kane nje “ilaç” te preferuar per çdo mbremje para se te flene: nje çaj i ngrohte dekafeinato apo ndonje suplement shtese melatonine. Por edhe lengjet qe permbajne qumesht dhe kanelle, po ashtu bejne pjese te pijet e dashura per kohen para gjumit, sipas Joyce A. Walsleben dhe Rita Baron-Faust, autore te “A Woman’s Guide to Sleep.” Megjithate, ka disa kufizime qe kane te bejne me ndikimin qe ka kjo perzierje e mbremjes per shume njerez. Siç dihet, qumeshti ndihmon gjendjen e gjumit, por, sipas studimeve, kanella rrit me shume vigjilencen se sa rrit lodhjen, 

Qumeshti dhe gjumi

Qumeshti eshte i perbere nga nje aminoacid, triptofan, i cili shton seratoninen ne trup. Seratonina ndihmon ne gjendjen e gjumit. Megjithate, sipas nje studimi te vitit 2003, publikuar ne “The American Journal of Clinical Nutrition”, rezulton se ndersa qumeshti çliron tryptofan, ky i fundit mund te “pengohet” gjate rruges per t’i dhene sinjalin trurin, nga proteinat e qumeshtit. Qe tryptofani te jete efektiv per te sjelle gjendjen e gjumit, duhet te shoqerohet me ushqime me pak proteina dhe me shume karbohidrate.

Kanella dhe gjumi

Qe nga viti 2011, nuk ka asnje prove shkencore qe kanella ndihmon per te sjelle gjendjen e gjumit. Megjithate, aroma e kanelles, klinikisht eshte vertetuar se rrit vigjilencen dhe ul tensionin, sidomos tek njerezit qe ngasin makinen, sipas nje studimi te vitit 2009 ne “North American Journal of Psychology.” Edhe pse ky studim rekomandon se kanella te qeteson me shume kur i mban ere se sa kur e shijon, ne te njejten kohe edhe tregon se eshte me mire qe ta shmangni qumeshtin me kanelle para se te flini, sepse ne vend qe t’ju vije gjumi, do te kete efekt te kundert duke ju bere me vigjilent.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.