Nje mije perdorimet e gjalpit te Sheas 

0shea

Duhet te kujtojme se natyra eshte nje ferme bukurie. Ky eshte dhe rasti i gjalpit te sheas, qe ka veti hidratuese dhe ushqyese. Perveç lekures, gjalpi i sheas eshte shume i mire dhe per floket, dhe fale delikateses se saj mund te perdoret edhe per higjenen e femijes. 

Por e rendesishme eshte te gjejme produktin e sigurte, natyral 100%. Ngjyra e tij eshte e verdhe ne jeshile.

Lekura e thate
Gjalpi i sheas eshte nje aleat i madh i lekures se thate, qe terhiqet. Per te shfrytezuar te gjitha te mirat e tij, mund te aplikoni ne fytyre nje mase prej gjalpi te sheas puro. Per ta pergatitur kete maske eshte e thjeshte: mjafton te ngrohni pak me duar gjalpin e me pas aplikojeni me butesi ne fytyre. E lini te veproje per 15-20 minuta e me pas e hiqni me uje termal, ose thjeshte me pambuk te paster. E njejta maske ka vlera dhe per duart, gjunjte e shputat e kembeve.

Barriere kunder te ftohtit
Nje nga perdorimet me te shpeshta dhe efikase te gjalpit te sheas jane skuqjet nga i ftohti. Mbani nje kuti kremi te sheas ne çante gjate stines se dimrit, pasi eshte krem per duart e balsam per buzet. Ne rastin e eres se ftohte eshte shume i mire per te mbrojtur lekuren e femijes qe mbetet zbuluar pavaresisht kapuçit, shallit apo dorashkave.

Manikyr dhe pedikyr
Kembe dhe duar gjithmone e me te buta, dhe jo vetem estetikisht, por eshte dhe anti-moshe. Gjalpi i sheas eshte perfekt per manikyr dhe pedikyr. Ne duar mund ta perdorni si maske ose si krem gjate dites, ose perdoreni per te trajtuar kutikulat qe nuk hiqen. Ndersa ne kembe eshte nje nga me efikaset per te zbutur thembrat. Nje menyre e mire eshte te vendosni gjalpin si maske ne thembra, dhe vishni çorape pambukur. Mund ti mbani ashtu per gjithe naten.

Per floket e demtuar
Eshte nje nga maskat me te mira per tu perdorur ne floke te dobet, te demtuar dhe qe keputen. Gjalpi i sheas mund te perdoret ne menyra te ndryshme ne floke, ne varesi te kohes qe keni ne dispozicion. Per nje maske te shpejte, mund te vendosni gjalpin e sheas ne floke te thate dhe lereni te veproje per nje ore, e me pas laheni. Ose mund te shfrytezoni oren e gjumit per nje trajtim bukurie super intensiv. Vendosni nje sasi te bollshme gjalpi ne floke dhe lereni te veproje per gjithe naten, duke e mbeshtjell koken me nje cope pambuku. Dhe ne mengjes lajeni flokun si zakonisht.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.