Trurit i pelqejne mashtrimet!

Te jesh mashtrues fillon dhe te pelqen. Ne fakt, pasi fillon eshte e veshtire te ndalosh. Madje tani ka edhe nje shpjegim shkencor. Sipas nje testi te zhvilluar nga studiues te “University College” ne Londer, te drejtuar nga Neil Garrett, ku nje grupi vullnetaresh i kerkohet te genjejne. Rezultati, i publikuar ne revisten “Nature Neuroscience”, tregon se pasi fillon, niveli i vetedijes ndaj sjelljes jokorrekte bie gjithnje e me shume, ne nje efekt ortek.
Studiuesit vune 80 persona, nga mosha 18-65 vjeç, para nje kutie prej xhami te mbushur me monedha dhe i kerkuan secilit prej tyre t’i dergonte, nepermjet kompjuterit, shumen qe ishte aty brenda nje partneri qe nuk e njihnin.
Ne kete studim u shfaqen pese skenare te ndryshme te bazuara ne motivimet e vullnetareve per te genjyer. Vullnetari i komunikoi partnerit nje vlere te sakte te monedhave duke perfituar te dy; vullnetari komunikoi nje vlere falso per te perfituar duke i shkaktuar njekohesisht nje dem personit tjeter; vullnetari komunikoi nje shume falso per te perfituar vet por pa kosto per partnerin; vullnetari komunikoi nje shume qe nuk i jepte asnje dem vetes por jepte perfitim per tjetrin; e fundit, vullnetari komunikoi nje shume qe partneri perfitonte ndersa vet pesonte dem.
Ne kete menyre studiuesit vune re se, kur per nje vlere te rritur vullnetari perfitonte ne kurriz te tjetrit, ai ekzagjeronte kete vleresim gjithnje e me shume. Nepermjet rezonances magnetike studiuesit vune re se amigdala, zona e trurit pergjegjese per emocionet, ishte ajo me aktive kur personi thoshte mashtrimin e pare per arsye personale. Me pas reagimi i amigdales zvogelohej per çdo mashtrim, nderkohe qe ndergjegjja rritej.
“Kur mashtrojme per interesin tone, amigdala prodhon nje ndjenje negative qe limiton piken deri ku mund te themi mashtrime”, shpjegon Tali Sharot, nje nga studiuesit.
“Ky reagim zvogelohet sa here vazhdojme te mashtrojme. Me shume vazhdojme, me te medha behen mashtrimet ne te ardhmen”, thekson Sharot.
Studiuesit shprehen se ne kerkimet e radhes do te perpiqen te kuptojne nese kjo pandershmeri eshte e lidhur me nje pergjigje emotive te ulet dhe nese ky pershkallezim ne sjellje te tjera ka te njejtin efekt.
LEXO TE NGJASHME



















