Helmi i gjarprit mund te perdoret si ilac per kancer dhe diabet

Helmi i gjarprit mund te shnderrohet ne molekula te parrezikshme te cilat mund te kene ndikime pozitive ne sherimin e semundjeve si kanceri dhe diabeti, kane deklaruar shkencetaret
Ekipi shkencor britanik-australian ka deklaruar qe per here te pare eshte deshmuar qe helmi i gjarprit ne forme te proteinave te parrezikshme mund te perdoret per sherimin e indit njerezor, transmeton koha.net.
Helmi i gjarprit zakonisht sulmon rruget e njejta fiziologjike, si edhe shume semundje njerezore, ndersa shkencetari australian Gavin Huttley tha qe te kuptuarit e transformimit te molekulave te helmit mund te ndihmoje ne zhvillimin e ilaçeve te reja, percjell AFP.
Disa lloje te helmit te gjarprit shkaterrojne qelizat per bartjen e oksigjenit neper gjak, duke perfshire qelizat te cilat ushqejne tumoret kancerogjene, ndersa Huttley tha qe me mapimin e veprimit te tyre mund te realizohet sherimi me efikas i kancerit.
“Thelbi eshte qe molekulat e helmit, ato qe na vrasin, ne fakt jane vetem derivate te proteinave normale”, ka deklaruar Huttley, ekspert nga Universiteti nacional australian.
Ai tha qe gjendrat e gjarpinjve qe sekretojne helm jane si “fabrika te vogla ilaçesh te cilat kryejne eksperimente ne nje shkalle evolucionare kohore dhe krijojne molekula te reja per te provuar veprimin e tyre”.
Shkencetaret po provojne te mapojne ndryshimet ne aminoacide te cilat marrin pjese ne evolucionin e qelizave te zakonshme ne helm dhe mbrapa ne formen e tyre fillestare.
“Kjo eshte deshmi parimore qe molekula toksike mund te modifikohet per te mire te organizmit, çka arsyeton interesimin per potencialin e tyre farmaceutik,” ka thene Huttley.
LEXO TE NGJASHME



















