Zbulohet eliksiri i jetegjatesise!

Nje substance qe e gjejme ne shume ushqime, nga perimet tek djathi i stazhonuar dhe tek dritherat, qequhet “spermidina”, te zgjat jeten dhe redukton rreziqet nga semundjet kardiovaskulare, sipas rezultateve te nje studimi te publikuar ne revisten shkencore “Nature Medicine” te drejtuar nga Guido Kroemer i grupit “Equipe 11 Labellisée Ligue Contre le Cancer”, ne Paris dhe kolege te Universitetit teGraz ne Austri.
Ky studim i zhvilluar tek minjte u shtri edhe ne 800 individe te cilet konsumuan vetem ushqime tepasura me spermidina dhe rezultoi se redukton ndjeshem rreziqet ndaj semundjeve kardiovaskulare dhe tensionin e larte.
Kjo substance nuk eshte e re per shkencetaret qe jane ne kerkim te nje eliksiri per te zgjatur jeten. Nefakt studime te meparshme ne kafshe te ndryshme kjo molekule kishte treguar efekte qe ndikonin nejetegjatesine.
Ne kete studim te ri ekspertet shtuan spermidina ne ujin qe pinin minjte, duke filluar nje integrim dietik kur minjte ishin ne nje moshe te madhe, qe perkon me 45-50 me ate te njeriut. Substanca shtoi jeten e kafsheve dhe tregoi se kishte efekte mbrojtese per zemren duke kapacitetin e kesaj te fundit.
Ne fund, ekspertet perdoren spermidina ne dieten e rreth 800 personave dhe vune re se perdorimi me i larte i kesaj substance perkonte me nje ulje te semundjeve kardiovaskulare dhe te tensionit te larte te gjakut, ne veçanti tek meshkujt.
“Keto perfundime do te mundesojne qe te zhvillohen studime klinike tek njerezit me te detajuara, qendoshta ne te ardhmen te kami nje eliksir te vertete te jetegjatesise”, theksojne shkencetaret.
LEXO TE NGJASHME



















