Femijet e piset jane me te shendetshem

Lahemi e pastrohemi ne çdo kohe e kjo vetem nga ideja se vetem keshtu mund te jemi te shendetshem. Nje studim i ri thote te kunderten.
Sipas nje studimi amerikan te kryer nga ‘Woman’s Hospital’, ne Boston dhe i publikuar ne reviste ‘Science’, higjiena e tepruar tek femijet mund te çoje ne zhvillimin e patologjive si astma, alergjia dhe koliti.
Arsyeja eshte se pa ekspozimin ndaj mikrobeve dhe papastertive ne vitet e para te jetes, sistemi imunitar nuk mesohet te kontrolloje reagimin ndaj armiqve te perditshem si pluhuri dhe poleni.
Shkencetaret kane vertetuar se mikrobet e zorreve jane fondamentale per sistemin imunitar. Nese nuk do te ishin mikrobet, ne fakt, qelizat e sistemit imunitar do te ‘çmendeshin’ ne mushkeri dhe zorre, duke rritur rrezikun e prekjes nga astma dhe koliti. Nga ana tjeter, nese keto mikrobe jane te pranishme, qelizat ne fjale terhiqen.
Kerkimet lidhur me kete studim vijojne, por ka disa prova shkencore qe vertetojne se grate zhvillojne semundje autoimune me shume se burrat, sepse qe femije ato mbahen me paster se djemte.
LEXO TE NGJASHME



















