Erezat kunder gripit dhe te ftohtit

Merrni sa me shume antioksidante, dhe luftoni plakjen me ushqime natyrale qe ju ndihmojne te kaloni dimrin me energji. Shtojini ngjyra jetes suaj te perditshme fale erezave, dezintoksikuese dhe qe forcojne sistemin imunitar.
Ja erezat qe ju ndihmojne ne dimer:
Karafili
Me pare karafili perdorej per te dekoruar portokallet dhe per te pergatitur nje lloj vere. A e dini qe te pertypesh nje karafil lehteson simptomat e te vjelles dhe te jep frymemarrje te fresket. Vaji i saj esencial lufton lodhjen, eshte analgjezik dhe te jep energji.
Kurkuma e Indise
Ne fakt ajo perdoret per pergatitjen e kerrit dhe sipas studimeve ka efekte antitumorale. Perdorni kurkumane gjate gatimit. Per shembull per mengjes mund te pergatisni qumeshtin e arte, per rreth nje muaj. Fale efektit detoks permiresoni lekuren dhe forconi sistemin imunitar.
Xhenxherfili
Keni dhimbje fyti? Zjeni uje dhe priteni xhenxherfilin e fresket ne feta, shtoni nje luge mjalte dhe leng limoni. Ky çaj ka nje efekt detoksifikues dhe fale aftesive te xhinxherit lufton griperat e stines.
Piperi
Varietetet e piperit jane shume. Shtojeni ne pjaten tuaj dhe do t’u jape nje shije intense. Sipas studimeve, ka aftesi diuretike, antidepreesive dhe eshte nje eliksir i rinise duke luftuar plakjen
Mente
Rifreskon, lufton te vjellat dhe kur te ze makina, si dhe favorizon tretjen. Pergatisni nje çaj menteje pas buke. Shtoni pak portokall ose mandarine, te pasura me vitamine C.
Arremyshk
Eshte nje antiseptik i fuqishem per te luftuar dhimbjet reumatizmale dhe per te permiresuar procesin tretes. Por mos e ekzagjeroni. Arremyshku perdoret ne sasi te vogla. Mund tia shtoni rizotos apo makaronave te bera ne shtepi.
Speci djeges
Kur jeni ftohur apo keni dhimbje fyti shfrytezoni rastin per nje pjate me makarona me vaj, spec djeges dhe hudhra, antibiotike natyrale. Speci djeges eshte mbrojtes per zemren, permireson qarkullimin dhe forcon imunitetin.
Shafrani
Sipas studimeve, ka nje efekt antidepresiv, dhe ka antioksidante. Eshte mjaft i mire per shendetin e syve dhe trurit. Ke provuar mjalte me shafran? Eshte shume i shijshem.
Qimnon
Shtoni pak qimnon ne perimet ne avull. Sipas studimeve kundershton veprimin e radikaleve te lira dhe stimulon dhe dezintoksikon
LEXO TE NGJASHME



















