Disa nga shenjat më të rëndësishme që nuk duhet t’i injoroni

Gjumë i varfër, irritim, ngërçe këmbësh

Këto shenja tregojnë mangësi në magnez dhe kalium. Ushqimet e pasur në magnez përfshijnë arrat, si farat e linit, farat e lulediellit dhe bajamet. Nga ana tjetër me qëllim që të rrisni sasinë e kaliumit në trup duhet të konsumoni rregullisht perime me gjethe jeshile, si lakër jeshile, spinaqi etj. Për më tepër ju i gjeni këta element edhe te kumbullat, panxhari i kuq dhe kajsitë.

Dëshirë e fortë për ushqime të kripur

Kjo është shenjë inflamacion ose infeksioni në trup, në veçanit në sistemin urogjenital.

Lëkurë e thatë

Tregon se trupit i mungon vitamina E, kështu që duhet të rrisni konsumin e vajrave bimorë, peshkut yndyror dhe arrave.

Dëshirë e fortë për të ëmbla

Nëse keni dëshirë të rritur për ëmbëlsira mund të vuani nga lodhja nervore, kështu që keni nevojë për glukozë për të pasur energji.  Në vend që të parandaloni problemet gastrointestinale, duhet të konsumoni mjaltë ose çokollatë të errët.

Mishra dhëmbësh që gjakosen

Kjo tregon se keni mungesë të vitaminës C dhe duhet të pini sasi të mëdha çaji dhe të konsumoni fruta, perime dhe hudhër.

Dëshirë për ushqime të papërpunuar

Është një shenjë e problemeve me mëlçinë ose gastritin.  Për këtë arsye, ushqimet e papërpunuar qetësojnë stomakun dhe pakësojnë dhimbjet e barkut.

Lëkurë e thatë në bërryla

Është një simptomë e qartë e mangësisë së vitaminave A dhe C. Duhet të konsumoni më tepër fruta dhe perime, veçanërisht portokaj, karota, kajsi dhe kungull.

Dëshirë e rritur për ushqim deti

Në këtë rast, trupit tuaj me shumë mundësi i mungon jodi.

Dëshirë për ushqim të thartë

Trupi juaj këron ushqim të thartë me qëllim që të stimulojë fshikëzën e tëmthit dhe mëlçinë. Për këtë arsye duhet të konsumoni më tepër boronica të kuqe dhe limonë.

Flokë dhe thonj të brishtë

Në këtë rast, trupit tuaj i mungon kalciumi dhe vitamina B, kështu që duhet të përfshini në dietë qumësht, bishtajore, patate, drithëra të plotë dhe embrion gruri (bukë me kokrra gruri).