Ndryshimet fizike qe i ndodhin trupit tuaj kur jeni te dashuruar.

dasulia

Është shumë e lehtë të flasësh për ndjesinë që të jep dashuria – ju ndiheni sikur jeni në ajër dhe gjithë mendimet tuaja shkojnë për gjysmën tuaj më të mirë. Sigurisht që prej këtij momenti jeta juaj ndryshon tërësisht, por pyetja qëndron: “Çfarë ndryshon fizikisht në trupin tuaj kur jeni të dashuruar?”

Studiuesit e Universitetit të Standfordit kanë shkruar një raport se cilat janë disa nga ndryshimet fizike që janë vënë re te personat që janë të dashuruar. Dashuria mund të ulë nivelin e stresit, mund të ulë ndjesinë e dhembjeve, kuron dhembjet e kokës, e ul riskun e një ataku në zemër dhe ul presionin e gjakut në trup.

Të gjitha këto ndryshime në trupin tuaj ndodhin sepse kur jeni të dashuruar çlirohet oksitoksinë nga truri, shkruan blitz.al. Ndryshe nga studiuesit kjo quhet si hormoni i dashurisë. Sipas statistikave, të biesh thellë në dashuri ngjason shumë me të qenit të varur nga droga, vetëm se sigurisht ka efekte shumë më pozitive

 

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.