Vaji dhe Shendeti

00ulli

Ullinjte apo vaji I tyre
Ullinjte ne krahasim me vajin e ullirit kane natyrisht me pak kalori per te njejten sasi, dhe permbajne fibrat bimore te cilat nuk gjenden te vaji. 1 kupe ullinj ka 150kalori, 24% hekur, 17% fibra. Vaji nuk I ka keto dhe vetem 1 luge ka kaq kalori. Por vaji eshte koncentrat vitamine E dhe antioksidantesh teper te fuqishem.

Ruajtja e ullinjve
Ne uje me kripe ose ne vaj ulliri, ne ene pa ajer ose ne frigorifer.

Vaj Ulliri Ekstra I Virgjer
Pikerisht aciditeti eshte nje nga kriteret e percaktimit te vajit ekstra vergine. Kriteri tjeter eshte temperatura e perpunimit. Vaji ekstra duhet te jete I perpunuar ne te ftohte, ne menyre mekanike dhe pa solvente kimike. Kjo eshte cilesia e pare e vajit te ullirit, kur aciditeti eshte me pak se 0,8%. Cilesia e dyte eshte vaji thjesht “vergine” dhe me pas vaji puro.

 ekstra

Sa e ka jetegjatesine vaji I ullirit qe prodhohet sot dhe sa e ka pasi ai hapet? Si duhet ruajtur ne shtepi?
Vaji ekstra ka jetegjatesi deri ne 1 vit, maks 18 muaj. Pasi hapet e mira e te mirave eshte te mos zgjase me shume se 90 dite. Maksimumi eshte 9 muaj.

Cfare rendesie ka aroma e vajit per cilesine e tij?
Aroma eshte nje nga treguesit kryesore te cilesise se vajit dhe te vlerave te tij. Aroma duhet te jete patjeter e forte dhe impresionante. Ngjyra nderkohe eshte nje tregues I vecorive te vajit. Ngjyra e verdhe tregon permbajtje karotenoidesh dhe arome frutash. Ngjyra jeshile tregon permbajtje klorofili dhe antioksidantesh si dhe shije te hidhur. Sa me e forte shija aq me te shumta benefitet per shendetin.

Vaji i ullirit dhe shendeti i zemres
Rekomandohen 2luge te medha ne dite vaj ulliri per te pasur efekt ne ulien e LDL-es, (kolesterolit te keq).

Cfare vlerash te tjera ka per shendetin? A duhet konsumuar vaji pa teklife?
Pervec dilatacionit te arterieve dhe permiresimit te HDL-es (kolesterolit te mire), vaji I ullirit ka edhe veti anti-inflamatore te ngjashme me ibuprofenin. Kjo u zbulua pas venies re se konsumi I vajit ekstra provokonte te njejten ndjesi diegieje ne fyt si aspirina. Efekti anti-inflamator I vajit te ullirit eshte shume I rendesishem per mjeksine pasi pas inflamacionit fshihen nje sere semundjesh si te zemres deri te tumoret.
Vaji I ullirit duket se ka nje efekt pozitiv edhe mbi prodhimin e insulines.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.