Cili shtet ka ushqimin me te mire ne bote?

Kushdo mund të përgjigjet sipas shijes së tij. Kjo është renditja e CNN. Ne ju lutemi të thoni edhe ju variantin tuaj.
Nisim nga vendi i dhjetë te i pari. Në vendin e dhjetë CNN ka vendosur kuzhinën e vendit të vet, prandaj ndoshta nuk është për t’u marrë për bazë, pjesa tjetër e renditjes duhet të jetë më objektive.
Shtetet e Bashkuara
Amerika di si të servirë ushqim të pëlqyeshëm.
Askush nuk thotë “hamë në një restorant amerikan” dhe përsëri e hamë gjatë gjithë kohës (mos harroni e ka botuar CNN). Kjo ndoshta sepse shumë nga ushqimet e përhapura amerikane e kanë origjinën nga shtete të tjera. Pica është italiane. Patatet e skuqura belge ose holandeze. Hamburgerat dhe frankfurterat? Si gjermane.
Po në kuzhinat e Shteteve të Bashkuara, këto ushqime janë përmirësuar dhe iu është shtuar diçka duke u bërë hite botërore për dashuruesit e ushqimit në të gjithë botën. Mos harroni edhe ushqimin vendas. Ka pjata tradicionale si clam choëder (supë midhjesh), key lime pie (një ëmbëlsirë me krem me lime), dhe sallata Cobb.
Mmmm
Cheeseburger-shembulli i përkryer i bërjes së gjërave të mira, më të mrekullueshme.
Chocolate chip cookie (biskota me copa çokollate) – bota do ishte më pak e lumtur pa këtë ëmbëlsirë klasike amerikane.
Mossss
Të gjitha ushqimet shumë të përpunuara si Twinkies, kekët Hostess dhe KFC.
Meksika
Mmmmeksika!
Nëse do ishe i detyruar të haje vetëm një lloj ushqimi për gjithë jetën, do tregoheshe i zgjuar po ta zgjidhje meksikan. Kuzhina e tyre ka pak nga çdo gjë, nuk të mërzitet kurrë. Mes enchiladas dhe tacos, helados dhe quesadillas, do të gjeni freskinë e sallatave greke dhe pasurinë e curry-t indian, shijen pikante të ushqimit Thai dhe kënaqësinë e ushqimit që hahet me dorë, që ta japin tapas. Ajo është gjithashtu stacioni qendror për superushqimet e shëndetshme. Avokadot, domatet, lime, hudhrat, fasulet, çokollatat, specat dhe erëzat djegëse janë të pasura me antioksdiantë dhe shumë të shëndetshme, por nuk shijojnë si një ushqim i shëndetshëm. Shijojnë si fiesta në gojë.
Tajlanda
Ushqimi i rrugës është një atraksion tajlandez.
Zhytu në një libër gatimi Thai dhe do të jetë e vështirë të gjesh një listë përbërësish që nuk zë një faqe të tërë.
Kombinimi i kaq shumë barërave dhe erëzave në çdo recetë krijon një shije komplekse që vjen e gjitha bashkë si një muzikë orkestrale. Ushqimi tajlandez përzien shijen pikante, të thartë, të kripur, të ëmbël, ngjitëse, kërcitëse, rrëshkitëse, në një pjatë të vetme. Me ndikime nga Kina, Malajzia, Indonezia, Burma dhe një traditë mbretërore gatimi, kuzhina Thai është pjesa më e mirë e shumë botëve.
Megjithatë pjesa më e bukur e shijimit të ushqimit Thai në Tajlandë është mikpritja. Dielli, plazhi, shërbimi me buzëqeshje dhe një qese plastike plot me som tam –kjo është jetë e bukur.
Mmmm
Tom yam kung – një festë e çmendur për qiellzën. Notat florale të lemongrass-it, xhenxhefili me aromë toke, freskia e gjetheve të lime-it të Kaffirit dhe nxehtësia e specave djegës.
Curry Massaman - një curry tajlandez me rrënjë islamike. Kryeson listën e CNN për 50 ushqimet më të shijshme në botë.
Som tam –sallata e famshme e papajas së papjekur është e thartë, pikante, e ëmbël dhe e kripur. Është shija më e mirë e ushqimeve tajlandezë.



















