Vlerat ushqyese te ftoit, frutit 'te harruar' te vjeshtes

ftyua556

Ftoi është kultivuar nga njeriu ndoshta dhe më herët se molla apo dardha, fruta të cilave u ngjason shume,sepse bën pjesë në të njëtën familje.

Në mitologjinë Greke ftoi përmendet gjithashtu me emërin “mollë e artë”. Ju këshillojme që të përfitoni nga muajt e vjeshtës për të konsumuar këtë frut. Ftoi ka shumë vlera ushqyese,që ndihmojnë veçanërisht në shëndetin kardiovaskular dhe gastrointestinal.

Vlerat ushqyese për 100g ftonj: Ujë 83.8 g; proteina 0.4 g; kcal 57 g; yndyrë 0.4 g ; karbohidratet 15,3 g; sheqer 0 g; fibra 1.9 g; kalium 197 mg ; kolesterol 0 g.

Ftoi është i rëndësishm për shëndetin kardiovaskular pasi është i pasur me pektin, një fibër e tretshme dietetike. Ky frut ndihmon në ekuilibrimin e glukozës dhe kolesterolit në gjak. Gjithashtu ftoi ndihmon në shëndetin e aparatit tretes falë substancave që ndihmojne tretjen.

Studimet e fundit kanë treguar se një gotë me lëng ftoi do të ndihmonte sistemin imunitar duke rigjeneruer të gjitha funksionet. Një gotë çdo ditë për mëngjes parandalon sëmundjet e dimrit.

Një nga mënyra e përdorimit të ftoit: mund të gatuhet në pak ujë me një ose dy lugë sheqer kafe dhe një shkop kanellë dhe mund të konsumohet pas një vakti, për mëngjes ose pasdite.Ftoi është një përbërës i shkëlqyer në përgatitjen e ëmbëlsirave me shije të vjeshtës. Në disa rajone të Italisë, ftoi është përdorur, për të bërë liker aromatik.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.