HIDE,XINXIFE,KIMCA OSE FRUTI I PAVDEKSHMERISE

Hidet, apo xinxifet, janë një frut që e kanë origjinën nga Kina dhe vlerësohen shumë për shkak të shijes interesante dhe cilësive ushqimore. Nëse thahen mund të përdoren për të zëvendësuar hurmat e arabisë.
Cilësitë e hideve
Hidet njihen si fruti i pavdekshmërisë, pasi përmbajnë shumë lëndë ushqyese si magnez, kalium, bakër, kalcium dhe niacinë.
Për më tepër, janë burim i rëndësishëm i vitaminës C.
Sipas disa studimeve mjekësore, hidet kanë aftësinë të ulin tensionin arterial të gjakut dhe mund të përdoren në rastin e anemisë dhe problemeve hepatike. Kjo për shkak se përmbajnë flavonoide, me fuqi të madhe antioksidante që shmangin plakjen qelizore.
Në mjekësinë e lashtë kineze, farat e hideve përdoreshin për qetësimin e nervave dhe për të rregulluar ritmin e gjumit. Në shumë kultura të tjera mendohet se konsumi i përditshëm i hideve përmirëson tonin dhe ngjyrën e lëkurës.



















