7 ushqime me efekte sheruese qe i keni ne kuzhinen tuaj

Nëse keni ndonjë problem të vogël shëndetësor, mos u drejtoni menjëherë tek barnat.
Ka shumë gjëra natyrale në kuzhinën tuaj që mund të ju ndihmojnë.
Këto janë disa prej tyre.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ka disa benefite në shëndet.
Ajo është e mirë për njerëzit që kanë probleme me tretjen dhe kapsllëkun.
Ndërsa sipas një hulumtimi të fundit përdorimi i saj balancon nivelin e sheqerit dhe lipideve në gjak.
Shumica e njerëzve që e përdorin në këtë formë, pijnë një lugë në ditë të holluar në ujë.
Soda e bukës
Soda për pjekje apo soda e bukës ka efekt qetësues në lëkurë të irituar.
Gjithashtu ndihmon në largimin e kruarjes dhe iritimeve që shkaktohen nga insektet e bletat.
Mjafton që pak sodë të bukës ta përzieni me një krem të thjeshtë dhe ta përdorni.
Gjithashtu mund të përdoret për larje të dhëmbëve dhe të largojë aromën e keqe të gojës, duhet ta përzieni me ujë dhe të shpërlani gojën.
Kanella
Përdoret shumë në kuzhinë, sidomos gjatë kohës kur moti është më i ftohtë.
Kjo erëz sipas hulumtimeve ndihmon në përmirësimin e kujtesës.
Gjithashtu është e mirë për të rregulluar kolesterolin dhe bën rregullimin e sheqerit në gjak.
Përdoreni në gatime të ndryshme, apo thjeshtë edhe në kafen tuaj të mëngjesit.
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit ka efekte të mahnitshme.
Ndihmon shumë në problemet me lëkurën, kur keni ndonjë lloj irritimi padyshim duhet ta përdorni.
Ky vaj gjithashtu përmban substanca antibakteriale.
Mjalti
Mjalti konsiderohet si një ushqim magjik.
Përdoret shumë kundër ftohjeve, ndërsa ka efekt direkt si ilaq ndaj kollitjes.
Gjithashtu përmban elemente anti-mikrobe prandaj shpesh përdoret edhe për infeksione të lëkurës.
Përveç kësaj mjalta ndihmon edhe në parandalimin e alergjive sezonale.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit preferohet të përdoret më së shumti në gatime, cilësohet shumë i dobishëm për një zemër të shëndoshë.
Gjithashtu ka veti të mira për ndalimin e ekzemës, e disa probleme tjera që mund të shfaqen në lëkurë.
Kripa e detit
Kripa e detit përveç që është një zgjidhje alternative më e shëndetshme për të gatuar, nëse e përzieni me ujë të destiluar mund të ndihmojë në rrugët e frymëmarrjes.
Gjithashtu ndihmon në zbutjen e këmbëve të enjtura pas një dite të gjatë.



















