Vaji i rigonit, ndikimet arsyeja e perdorimit 

0000000000 vaji oregano

Jeni dikush që vuani nga alergjitë?! Jeni të ndjeshëm ndaj alergjenëve të ndryshëm që mund të vijnë nga shumë drejtime, si: duhani, pluhuri, myku apo aromërat?!

Trupi përgjigjet ndaj këtyre alergjenëve duke çliruar histaminë në qelizat e vendosura në mushkëri dhe në hundë. Puna e histaminës është të lidhet me receptorët në enët e gjakut duke i zgjeruar. Kjo shkakton skuqje, enjtje dhe kruarje të shoqëruara me alergji

Për të kuruar simptomat e alergjisë ka shumë mjekime dhe përbërësi më i zakonshëm në to janë antihistaminat.  E keqja është se ilaçet e tillë funksionojnë, por kanë një sërë efektesh anësorë, si: tharje të gojës, përgjumje dhe marramendje, shikim të turbullt, konfuzion.

Për të shmangur këta efekte anësorë, një ide e mirë është përdorimi i vajit të rigonit në vend të ilaçeve. Ja se si…

Rigoni lufton infeksionet si funguset dhe kandida, por edhe kolitin, kancerin, inflamacionin, astmën, infeksionet e frymëmarrjes dhe alergjitë.

Vaj rigoni për pastrim të mushkërive

Filloni duke përhapur vaj rigoni në shtëpi, në mënyrë që të thithni avullin e tij. Nëse nuk keni një shpërndarës, hidhni 1 ose 2 pika vaj rigoni në pëllëmbët tuaja, fërkoni duart së bashku për t’i ngrohur dhe thithur vajin. Lajini duart më pas dhe sidomos përpara se të prekni sytë.

Përzieni 1 pikë vaj esencial rigoni me mjaltë në ujë të ngrohtë. Sigurohuni që t’i përzieni shpesh, sepse vajrat esencialë mund të qëndrojnë ndarazi nga uji.

Diçka e tillë është e këshillueshme të bëhet jo më shumë se 10 ditë rresht. Përdorimi i tepruar mund të vrasë bakteret e dobishme të zorrëve apo mund të bëhet toksik për mëlçinë.

Duhet të kemi parasysh se vaji i rigonit nuk këshillohet për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri është mirë gjithashtu të mos përdorin vaj rigoni. Vaji i rigonit mund të ulë edhe nivelet e sheqerit në gjak dhe të ndikojë edhe te njerëzit që vuajntë nga diabeti

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.