Shpërthen hepatiti tek fëmijët në Europë dhe SHBA, simptomat

Shkencëtarët kanë filluar të shprehin shqetësimet e tyre për numrin në rritje të rasteve me hepatit të rëndë ( inflamacion i mëlçisë) tek fëmijët e vegjël.
Shumë raste po dalin në dritë në vende të ndryshme evropiane si Britani Madhe, Spanjë, Danilamrkë, Hollandë si dhe në Shtetet e Bashkura të Amerikës.
Rasti i parë u diagnostikua më 31 mars në Skoci.
Në Skoci ka më së shumti katër raste të hepatitit të rëndë tek fëmijët çdo vit, por deri më 12 prill të këtij viti janë diagnostikuar 13 raste.
Ndërsa në Britaninë e Madhe deri më tani janë identifikuar 74 raste (më shumë se çdo vend tjetër deri më sot), shumica fëmijë të moshës dy deri në pesë vjeç.
Simptomat më të zakonshme janë të vjella, dhimbje barku dhe verdhëz .
Simptoma të tjera të mundshme janë urina e errët , kruarja e lëkurës , ngurtësimi i kyçeve , dhimbjet e muskujve , ethe , letargjia , humbja e oreksit , etj.
Fillimisht u supozua se një substancë toksike është "fajtore" në ushqim , pije apo në lodra, por tani vëmendja e ekspertëve është përqendruar te një virus.
Asnjë nga fëmijët në Britani apo Spanjë nuk u zbulua se ishte i infektuar me virusin e hepatitit A, B, C, D ose E.
Rreth gjysma e fëmijëve të sëmurë u zbulua se kishin adenovirus, një klasë virusesh që shkakton të vjella, diarre, konjuktivit dhe simptoma të ftohjes, por rrallëherë hepatit.
Sipas ekspertëve në Skoci dhe publikimit të tyre në Eurosurveillance , "hipotezat mbizotëruese fokusohen tek adenovirusi: ose një variant i ri me një sindromë klinike të veçantë ose një variacion rutinë që prek më rëndë fëmijët më të vegjël me mbrojtje më të ulët imune. »
Izolimi i fëmijëve të vegjël gjatë bllokimeve pandemike mund t'i ketë bërë ata më të prekshëm nga ana imunologjike, sepse ata nuk ishin të ekspozuar ndaj shumëllojshmërisë së zakonshme të viruseve, duke përfshirë adenoviruset .
“Ne shohim një shpërthim të infeksioneve virale tipike të fëmijërisë kur fëmijët dalin nga bllokimi, si dhe një shpërthim të infeksioneve adenovirus, por nuk mund të jemi të sigurt që njëri shkakton tjetrin.” është shprehur një virolog klinik nga Universiteti Britanik i Nottinghamit.
LEXO TE NGJASHME



















