Shega,fruti i mrekullive per shendetin tuaj

0000 sheg

Sipas studimëve më të fundit fruti i shegës ka një rëndësi shumë të veçantë në ruajtjen e rinisë, ju çliron nga stresi, si dhe ruan shëndetin e zemrës.

Pema e shegës ngadalëson procesin e oksidimit dhe shërben si mbrojtje natyrale nga shfaqja e hershme e plakjes.

Jo më kot është konsideruar edhe si ‘eliksiri’ i rinisë.

Në bazë të studimeve të kryera është dëshmuar personat që kanë konsumuar shegën dhe ekstraktet e saj, shfaqnin më pak dëmtime në qelizat që ndikojnë në funksionet e trurit, shëndetin e muskujve, mëlçisë si dhe të veshkave.

Hulumtuesit tregojnë se konsumimi i rregullt i saj mund të ngadalësojë plakjen e ADN-së. 

Ata janë bazuar përvec të tjerash edhe në rezultatet e të anketuarve që për një muaj rresht kanë marrë tableta me ekstrakte të frytit të shegës, përfshirë edhe farat dhe lëvoren

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.