Receta natyrale per te kuruar venat e fryra varikoze 

AAAA venat e fryera

A po bindeni gjithmonë e më shumë që gjyshet kanë të drejtë? Kur ato kuronin venat e fryra, nuk kish shumë alternativa kremërash dhe ilaçesh. 
Nëse keni vena varikoze që kanë ngjyrë nga violë në blu, atëherë ky trajtim shtëpiak është i duhuri për ju.
Përdorimi i rregullt i këtij trajtimi i zhduk venat varikoze dhe lufton pamjen jo estetike që i bën aq të shëmtuara këmbët.

Çfarë ju duhet: 
• 2 karota të mëdha
• 2 gjethe aloe vera
• 5 lugë uthull molle (50 ml)
Përgatitja 
• Sigurohuni të zgjidhni karota të cilësisë së mirë. Hiqjuani lëkurën dhe prijini në copa për të lehtësuar përgatitjen e puresë.
Mund të përgatitet direkt në frulator, por mund t’i gatuani për t’i bërë më të buta me një përmbajtje më të mirë.
• Hapini gjethet e aloe veras me ndihmën e një thike duke nxjerrë xhelin viskoz që kanë në përmbajtje.
•Futini të gjitha në frulator së bashku me uthullën e mollës.
•Mbajeni ndezur frulatorin derisa të merrni një krem homogjen.

Mënyra e aplikimit
•Fillimisht bëni një pastrim eksfoliat të lëkurës ku do të aplikoni trajtimin.
•Më pas vendoseni kremin e marrë në vendet e prekura dhe bëni masazhe delikate duke zbritur për poshtë.
•Lëreni produktin që të absorbohet mirë për 30 ose 40 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ftohtë.
•Përsëriteni këtë krem për disa ditë me radhë për të marrë rezultate në një kohë të shkurtër.
•Nëse nuk e realizoni dot përditë, të paktën 3 herë në javë.
•Për të marrë efekte pozitive më të mira, mund t’a aplikoni uthullën e mollës në vendet e prekura 2 herë në ditë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.