Studimi: Edhe infektimi i lehtë me COVID mund të shkaktojë plakje të parakohshme të trurit

Edhe nëse e keni kaluar Covidin me simptoma të lehta ju mund të pësoni një humbje të materies së trurit, aq sa do pësonit për një dekadë. Kështu thotë studimi i fundit i publikuar nga revista Nature javën që kaloi. Sipas tij prekja me COVID-19 sjell një “rënie më të madhe të aftësive konjitive” krahasuar me njerëzit që nuk janë prekur kurrë nga ky virus.
Gjithashtu ka prova se efektet e COVID mund të ndihen në të gjithë trupin e njeriut, madje disa prej tyre mund të kenë pasoja të përhershme në shëndetin tonë.
Studimi i cili përfshiu 785 vullnetarë të moshës 51 deri në 81 vjeç, u krye për 500 banorë në Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit krahasuan dy skanime me rezonancë magnetike të trurit të secilit pacient, të bëra me 38 muaj diferencë. Skanimi i parë ishte kryer përpara fillimit të pandemisë. Në periudhën mes dy skanimeve, 401 prej vullnetarëve rezultuan pozitivë me COVID, duke shërbyer kështu si një grup kontrolli për të studiuar efektet e koronavirusit në tru.
Në rrethana normale, njerëzit humbasin rreth 0.2% deri në 0.3% të materies së trurit të tyre çdo vit për shkak të plakjes. Megjithatë, studimi zbuloi se pacientët që kaluan COVID patën një humbje shtesë të materies së trurit, e cila varionte nga 0.2% deri në 2% të madhësisë së trurit të tyre përgjatë tre viteve. Në rastin më të keq, kjo është një humbje e barabartë me tkurrjen që do të kishte truri për 10 vite.
Vetëm 15 nga vullnetarët që rezultuan pozitivë me COVID u shtruan në spital për shkak të pasojave të virusit, gjë që do të thotë se edhe rastet me simptoma të lehta sollën humbje të dukshme të materies së trurit.
Studiuesit zbuluan gjithashtu dëmtime në zonat e trurit që janë përgjegjëse për nuhatjen, gjë që mund të ndihmojë për të shpjeguar një nga simptomat të raportuara më shpesh të COVID: humbjen e nuhatjes dhe të shijes. Sipas ekspertëve kjo është një provë mjaft bindëse se diçka ndryshon në trurin e këtij grupi njerëzish që kanë kaluar COVID-in. Pavarësisht se njihet kryesisht si një sëmundje respiratore, COVID sulmon edhe disa pjesë të tjera të trupit të njeriut, përveç mushkërive. Një studim në fund të vitit të kaluar zbuloi se koronavirusi mund të sulmojë drejtpërdrejt qelizat dhjamore, duke shpjeguar kështu arsyen pse pacientët mbipeshë dhe obezë kanë qenë më të rrezikuar ndaj simptomave të rënda të COVID-it.
Pacientët me COVID-19 mund të vuajnë nga një shumëllojshmëri gjendjesh kronike edhe disa muaj pasi janë testuar si pozitiv, duke përfshirë depresionin, humbjen e flokëve dhe lodhjen. COVID gjithashtu është lidhur me një shkallë më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe infarkteve kardiake. Edhe sëmundja me simptoma të lehta duket se shkakton raste të “COVID-it të gjatë”, duke kontribuar në një fenomen të shëndetit publik që kërcënon të mbajë varur ekonominë edhe pas mbarimit të pandemisë.
Megjithatë, shkencëtarët paralajmëruan se reduktimi i materies së trurit nuk duhet lidhur me humbjen e aftësive konjitive. Spudich tha për Bloomberg, “Ne jemi me fat që kemi një organ që vetëshërohet si truri, i cili është i aftë të funksionojë edhe pas shumë sulmeve të mundshme, pa pasur ndonjë dëmtim”.
Nevojiten akoma më shumë studime për të përcaktuar nëse efekti i COVID në tkurrjen e trurit të njeriut është i përhershëm. Siç tha neuroshkencëtarja Gëenaëlle Douaud, një nga autoret e studimit, “Truri është ‘plastik’ dhe mund të vetëshërohet “./ Future
LEXO TE NGJASHME



















