Ja perse nuk duhet t'i hidhni lekuret e qepeve

Qepët janë ndoshta perimet më të përdorshme nga të gjithë, gjë që tregon tepër për shijen e tyre unike dhe avantazhet e shumta shëndetësore.
Megjithatë, shumica prej nesh e heqin lëkurën e qepës para se ta shtojnë në ushqim. Pasi të lexoni këtë informacion nuk do ta bëni më kurrë një gjë të tillë.
Studimet e shumta kanë treguar se lëkura e qepës është e ngopur me antioksidantë, shumë më tepër në krahasim me vetë qepën dhe kjo përmirëson jashtë mase shëndetin e përgjithshëm.
Shtresa e jashtme ngjyrë kafe e qepës është një burim i mirë plot me antioksidantë, fibra dhe flavonoide, të cilat përmirësojnë shëndetin e lëkurës së njeriut.
Gjithashtu, lëkura e qepës është e pasur me një pigment të fuqishëm, kuercetina, që pengon bllokimin e arterieve dhe zvogëlon tensionin e lartë, ka veti të mëdha qetësuese dhe trajton pagjumësinë.
Për më tepër ajo ka cilësi antibakteriale, antioksidante, antikancerogjene dhe antifungale mbresëlënëse. Përbërësi kryesor në lëkurën e qepës, kuercetina, është një flavonoid i fuqishëm dhe antioksidant, i cili shkatërron shkaktarët kryesorë të kancerit, radikalet e lira.
Studimet kanë treguar se lëkura e qepës është e pasur me fibra të pazgjidhshme, të cilat ndihmojnë aktivitetet e duhura peristaltike të zorrës së trashë. Për më tepër, fibrat e pazgjidhshme eliminojnë toksinat e depozituara nga zorrët, rregullojnë vlerat e pH dhe parandalojnë formimin e qelizave kanceroze.
Përfshirja e lëkurës së qepës në dietën tuaj do të ulë rrezikun e:
diabetit të tipit 2
sëmundjeve kardiovaskulare
problemeve gastrointestinale
obezitetit
kancerit të zorrës së trashë
Lëkurët mund të përdoret duke e vendosur në gatime, si çomlek dhe supa të ndryshme.
Gjërat që nuk e dinit se mund të bënit me qepën
Ne do t’iu japim edhe një recetë për çaj me lëkurë qepe, e cila është një mënyrë mjaft e mirë për të marrë përfitimet që përmendëm më sipër.
Si fillim, vendosni lëkurët e qepëve në një kavanoz qelqi. Pas kësaj, derdhni ujë të valë mbi disa lëkurë qepe, mbulojini dhe mbajijini kështu, të zhytura në ujë për pesëmbëdhjetë minuta. Më pas kulloni çajin dhe pini një filxhan prej tij kur të shkoni në shtrat.
Kini parasysh se konsumimi i lëkurës së qepëve nuk rekomandohet për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.



















