Një mëngjes tradicional francez

e95ffb8f 16d6 43a0 99e4 e12a939d14f7 0

Pavarësisht nga alternativat e shumta, ekspertët bien dakord se një nga mëngjeset më të mira është ai tradicional francez, për shkak të përbërësve idealë; drithërat, qumështi, reçeli, mjalti, kafeja, etj., i sigurojnë trupit “energji të menjëhershme”, të nevojshme për të nisur një ditë të re.

Kushdo që e njeh kuzhinën franceze, e di sa të shijshme dhe të bollshme janë vaktet. Është e çuditshme se si nga ana tjetër, mëngjesi nuk është i rëndë: s’ka salsiçe, vezë apo të skuqura, por ushqime më të thjeshta. Karbohidratet janë shpirti i vaktit të parë; nuk mungon buka e thekur, croissant­i apo brioshi, por tradicionale janë baghettat e lyera me gjalpë dhe reçel.

Mëngjesi tradicional francez shoqërohet me kafe, por sipas preferencës, mund të shërbehet dhe me çaj. Ky i fundit kombinohet me baghetta­t me reçel, marmelatë apo mjaltë, teksa kafeja shkon me croissant­in, kekët e vegjël, bukën e lyer me gjalpë apo pufkat. Frutat nuk mungojnë në tryezën franceze.
Zakonisht konsumohen të freskëta, por në dimër, meqenëse trupi ka nevojë për më tepër sheqer, kompostot dhe frutat e thata të pasura me glukozë, janë një tjetër alternativë. Frutat mund të shtrydhen e
konsumohen dhe në formë lëngu.

 

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.