Si ndikon ajri i thatë në shëndetin tuaj

Kur nivelet e lagështisë bien nën 30 përqind, në shtëpi ose në zyrë, rritet dhe rreziku i disa problemeve shëndetësore.
Sipas mjekëve, simptomat e astmës, veçanërisht konvulsionet, mund të përkeqësohen nga ajri i ftohtë dhe i thatë. Simptomat e bronkitit, sinusitit dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes gjithashtu mund të përkeqësohen nëse kaloni shumë kohë në një mjedis me shumë ajër të thatë.
Sa më e ulët të jetë temperatura dhe lagështia e ajrit, aq më shumë dhimbje dhe acarim do të keni në fyt. Pra, nëse zgjoheni në mes të natës dhe e keni të vështirë të gëlltisni, kontrolloni nivelet e lagështisë dhe temperaturës në shtëpinë tuaj
LEXO TE NGJASHME



















