COVID/ Cilët janë personat që janë të vaksinuar por që sëmurën dhe shtrohen në spital?

vaksinimi.semuren

Megjithëse qytetarët e pavaksinuar përbëjnë përqindjen më të madhe të të shtruarve në spital me COVID-19 , për herë të fundit është parë një numër në rritje i shtrimeve në spitale tek individë të vaksinuar.

Mjekët e Klinikës Terapeutike të Shkollës Mjekësore të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, kanë dhënë një përgjigje në lidhje me këtë çështje shumë thelbësore.

Nga ky studim u  zbulua se individët me diabet, sëmundje pulmonare obstruktive kronike, sëmundje renale ose sistem imunitar të komprometuar janë afërsisht dyfish më të rrezikuar në krahasim me individët e vaksinuar pa sëmundje të tilla.

Tek individët e vaksinuar plotësisht pa sëmundje themelore vetëm 7.5% e rasteve kërkonin shtrimin në spital , ndërsa te pacientët me sëmundje kronike të veshkave për shembull 25% e tyre ishin të shtruar në spital.

 Të moshuarit janë veçanërisht të prekshëm, sepse me kalimin e moshës sistemi imunitar dobësohet. 

Rreth 80% e vdekjeve nga sëmundjet pas vaksinimit të plotë janë te njerëzit 65 vjeç e lart.

Këto rezultate tregojnë rëndësinë e dozës përforcuese, por edhe ndjeshmërinë e lartë që duhet të tregojë komuniteti mjekësor dhe shteti ndaj të moshuarve dhe personave me probleme mjekësore themelore. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.