Vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç, ISHP tregon procedurën si do të veprohet

femijet.vaksinaaa

Është bërë publik udhëzimi për vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12-15 vjeç. Instituti i Shëndeti publik iu ka kërkuar mjekëve të poliklinikave të përgatisin listat e të gjithë fëmijëve që kanë probleme shëndetësore, por vetëm pasi janë konsultuar me specialistë.

Sipas udhëzimit, vaksinimi i fëmijëve nuk do të kryhet në qendrat e mëdha të vaksinimit, por në qendrat shëndetësore dhe duhet firma e prindërit që e shoqëron.

Të gjithë fëmijët e grupmoshës 12-15 vjeç do të vaksinohen me vaksinën Pfizer. Vaksinimi i fëmijëve 16-17 vjeç të shëndetshëm do të nis të kryhet vetëm pasi të përfundojë vaksinimi i fëmijëve me probleme shëndetësore.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.