COVID: Bari që lufton simptomat e lehta

 covid.bari.kloi1634971273

Qytetarët e Tajlandës përdorin një barishte të hidhur të  quajtur " Andrographis paniculata’për të trajtuar simptomat e lehta të COVID-19.

I quajtur ‘mbreti i hidhërimit’ kjo barishte është e njohur si nga mjekët ashtu dhe nga banorët e vendit aziatik dhe është aq popullor por sa paracetamoli për trajtimin e ftohjes dhe gripit.

Në vitin 1991, studiuesit në Universitetin Mahidol në Bangkok kryen një provë klinike dhe arritën në përfundimin se 6 gramë të kësaj barishte në ditë ishin po aq efektive sa 4 gram paracetamol për të lehtësuar temperaturën dhe kollën e thatë tek pacientët me inflamacion të faringut dhe bajameve.

“Që atëherë, rishikime të ndryshme kanë zbuluar se kjo bimë mund të jetë më efektive se placebo në trajtimin e infeksioneve të traktit të sipërm respirator pa komplikime dhe efektet anësore të raportuara janë të lehta dhe jetëshkurtra” shprehen studiuesit.

Duke ndjekur tendencën globale për përdorimin e ilaçeve për ftohjen dhe gripin për lehtësimin e simptomave të lehta të COVID-19 dhe në dritën e urgjencës, autoritetet shëndetësore të Tajlandës ua dhanë këtë barishte 11,800 të burgosurve me simptoma të lehta të infeksionit të traktit të sipërm respirator.

 Ata pretendojnë se 99% e tyre janë shëruar, duke bërë që Ministria e Shkencës, Kërkimit dhe Inovacionit të vendit të rekomandojë që pacientët asimptomatikë të marrin 180 mg barishte në ditë, në tre doza të ndara në vakte.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.