Vaksina anti-covid: Kur duhet të jepet doza e tretë dhe çfarë po planifikon SHBA?!

0.3doza.3shba.vaksine

Autoritetet shëndetësore në SHBA mund të miratojnë një dozë të tretë të vaksinës për të rriturit kundër COVID-19 të paktën gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë të tyre, ka njoftuar ditën e djeshme gazeta ‘The Wall Street Journal’.

Miratimi për doza përforcuese në SHBA pritet në mes të shtatorit, sipas të njëjtit publikim.

 Këto janë vaksinat e Pfizer Inc  - BioNTech SE , Moderna Inc dhe Johnson & Johnson .

Pfizer dhe BioNTech tashmë kanë filluar procesin e aplikimit për të marrë miratimin për dozën e tyre përforcuese për njerëzit mbi moshën 16 vjeç, duke njoftuar se doza e tretë trefishon rritjen e antitrupave.

Në fillim të javës, autoritetet amerikane bënë miratimin e plotë për vaksinën Pfizer me dy doza kundër COVID-19.

Moderna njoftoi ditën e djeshme se po përfundon një rishikim të plotë, i cili kërkohet për miratimin e plotë të vaksinës së saj për njerëzit mbi 18 vjeç.

Administrata Federale e Ushqimit dhe Barnave (FDA) citoi një deklaratë të përbashkët të publikuar javën e kaluar ku tha se qeveria po përgatitet për këstin e tretë në mes të shtatorit për amerikanët që kanë marrë dy doza Moderna dhe Pfizer më shumë se tetë muaj më parë.

Zyrtarët amerikanë kishin deklaruar se bërja e këstit të tretë do të fillojë nëse FDA dhe CDC vendosin që doza përforcuese është e nevojshme.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.