Shqetësim mbi nën -mutacionin Delta AY.3, rastet në Izrael dhe SHBA

Pas mutacionit Delta të koronavirusit, i cili është përgjegjës për ardhjen e një vale të re të pandemisë në shumë vende të botës, tani po ngrihet shqetësimi për mutacionin e tij (Delta +).
Prania e këtij mutacioni është vërejtur së fundmi në Izrael ku 10 raste të reja të infektuar me një ‘lloj agresivi’ të mutacionit Delta, janë identifikuar.
Këto raste kanë të bëjnë me llojin AY.3 ku tetë prej tyre përfshinin njerëz që ktheheshin nga jashtë, ndërsa dy të tjerët ishin infektuar nga transmetimi i brendshëm.
Sipas hulumtimeve shkencore variantet e ‘Delta +’ kanë një mutacion në proteinën spike, e cila gjithashtu gjendet në varinatin Beta dhe Gamma, e cila mund të parandalojë formimin e antitrupave.
Një raport i paraqitur nga këshilli i Kërkimeve Mjekësore në Indi deklaroi se AY.3 në veçanti mund ti shpëtojë më mire se pjesa tjetër nga sistemi imunitar.
Ndërkohë, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) , varianti Delta është rreth dy herë më ngjitës se lloji origjinal i koronavirusit dhe 60% më ngjitës se varianti Alpha.
Në të njëjtën kohë, nëntipi AY.3 i variantit Delta përbën afërsisht 15% të rasteve aktuale të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara dhe është zbuluar në të paktën 61 vende.
LEXO TE NGJASHME



















