Studiuesit :Trajtimet e antitrupave funksionojnë, por ato nuk janë rrugëdalja nga kjo pandemi

Trajtimet e antitrupave janë efektive në zvogëlimin e sëmundjeve të rënda, megjithatë, disa shkencëtarë kanë qenë kritikë për përparimin e këtyre trajtimeve në krahasim me metodat e tjera, më të lehta të parandalimit.
Antitrupat monoklonalë, siç janë ato të prodhuar nga Regeneron dhe Glaxo-Smith-Klein (GSK), nuk do të funksionojnë për çdo pacient me Covid-19, pasi siç dihet, ato janë të disponueshme vetëm për njerëzit më të vjetër se 12 vjeç të cilët nuk janë shtruar në spital.
Terapia Regeneron gjithashtu mund të përdoret për njerëzit që e dinë se janë ekspozuar ndaj virusit, por që ende nuk kanë një test pozitiv.
Sidoqoftë, ajo mbrojtje nuk zgjat shumë dhe nuk është zëvendësim i vaksinës, shkruan CNN .
Antitrupat monoklonalë, të tillë si Regeneron, por edhe antitrupa të tjerë monoklonalë, janë treguar se zvogëlojnë rrënjësisht shanset që dikush të përfundojë në spital, dhe në fund të ditës, zvogëlimi i shtrimeve në spital duhet të jetë një përparësi kryesore.
"Ne e dimë se çfarë e pengon një person të marrë këtë sëmundje, dhe ato janë maska dhe vaksina. Ne duhet të përqëndrohemi në këto masa parandaluese, " tha Dr Lynn Wen, një mjek urgjence dhe profesor vizitues në Departamentin e Shëndetit Publik të Universitetit të George Washington, duke shtuar:
"Është krejtësisht e gabuar të thuhet se ne duhet të përqendrohemi kryesisht në trajtim, dhe jo në theksimin e parandalimit. Ky është hapi i parë dhe kryesor që dimë të bëjmë kur është fjala për ndalimin e pandemisë koronavirus. "
LEXO TE NGJASHME



















