COVID-19/ Mutacioni Delta, simptomat që duhet t’ju shqetësojnë

0.2mutacioni.delta

Simptomat e variantit Delta i cili u shfaq për herë të parë në Indi, ndryshojnë nga simptomat e COVID-19, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët nga Australia, duke analizuar simptomat e pacientëve të infektuar me mutacionin Delta, vërejnë se simptomat e tyre janë të ndryshme nga ato të vëzhguara më parë tek njerëzit me variante të tjera të SARS-CoV-2.

Pjesërisht kjo pritet pasi secili person është i ndryshëm në atë që nënkupton kjo për sistemin e tij imunitar dhe sjelljen e virusit kur ai hyn në secilin prej nesh.

Cilat janë simptomat më të zakonshme të variantit Delta?

Duke analizuar të dhënat nga një sistem i vetë-raportuar i simptomave (aplikacioni) i zhvilluar nga Mbretëria e Bashkuar, studiuesit vunë re se simptomat më të zakonshme të Covid-19 tani kanë ndryshuar dhe mutacioni Delta është mbizotërues.

Ndërsa ethet, kolla, dhimbja e kokës dhe dhimbja e fytit janë ende simptomat më të zakonshme të infeksionit, raportohen shpesh nga pacientët të infektuar me mutacionin Delta dhe rrjedhja e hundëve.

 Ndërsa humbja e nuhatjes ( anosmia ) që shoqëroi mutacionet e tjera të koronavirusit, tani raportohet e nënta për sa i përket frekuencës së saj.

Kështu që ekspertët theksojnë se të mos mendojmë se rrjedhja e hundëve dhe dhimbja e fytit është thjesht një ftohje, pasi ajo mund të sinjalizojë infeksionin Covid-19.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.