Danimarka do dhurojë 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor, përfiton dhe Shqipëria

0.2danimarka.dhurim astrazeneca1625167464

Në muajt e ardhshëm, Danimarka do të dhurojë 1 milionë vaksina të kompanisë AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor.

Kjo është konfirmuar nga Ministri i Punëve të jashtme atje Jeppe Kofod, në një njoftim shtypi.

Ai ka thënë se donacioni është pjesë e vaksinave AstraZeneca, të cilat nuk janë pjesë e programit të tyre të përgjithshëm të vaksinimit.

Nga ky donacion, përfiton Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash.

Kjo gjë përkeqëson gjendjen dhe rrezikun e shpërthimeve të reja atje. Kjo është arsyeja pse unë jam i kënaqur që ne mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të ngushtë me armën absolutisht të rëndësishme kundër pandemisë, vaksinat.

Ballkani Perëndimor është pjesë e zonës sonë të ngushtë dhe ne kemi një interes të madh të përbashkët për të qëndruar së bashku, sidomos gjatë kësaj pandemia”, ka thënë ministry Kofod.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.