Transmetimi i frikshëm variantit 'Delta': Një person infekton 9 dhe nëntë infektojnë 81

0.9Capture 4081625077639

Mutacioni "Delta" i Covid-19, ka shkaktuar shqetësim në tërë Evropën, por edhe botën, kryesisht për shkak të rritjes së frikshme së transmetueshmërisë.

Athanasios Exadaktylos, president i Komunitetit Mjekësor Grek,  ka folur në televizionin grek "MEGA" në lidhje me normat e larta të transmetimit, duke theksuar nevojën për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit.

"Në grip transmetimi është 1 në  1.1, domethënë dhjetë persona  infektojnë 11 të tjerë. Në fazën e parë virusi ishte 1  në 4, një i infektuar ia transmetonte virusin  katër tjerëve dhe katër infektojnë gjashtëmbëdhjetë. Në mutacionin britanik kishim 50% më shumë transmetueshmëri, domethënë një infekton  gjashtë dhe  gjashtë infektojnë  tridhjetë e gjashtë.

Në mutacionin "Delta" kemi 50% më shumë transmetueshmëri se mutacioni britanik. Një infekton nëntë, dhe nëntë infektojnë  tetëdhjetë e një ", theksoi z.Eksadaktylos dhe shtoi se "personat e vaksinuar nuk rrezikojnë të sëmuren rëndë apo të vdesin", shprehet mjeku.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.